Home / Të ndryshme / PËRPARA!

PËRPARA!

Se kildebilledet
(Motiv hygoian)
Zhgënjimi kjo “hije” e pështirë e tekanjozëve, shpirtëliqve, karaxhozëve, tradhëtarëve,
ish-ca shokëve,
po më shokon?!
Tmerrsisht, më ka habitur, shpirtërisht, më ka lënduar,
në barrikada të protestave, kemi qëndruar.
Jo! Marrëzirat, turpet, krimet askujt s’i marrè barrë mbi supet pa menduar…
Jeta ime luftë, shpirtërisht s’ mè vret.
Moralisht, aspak s’më lëkundë,
Jo, s’ jam dorëzuar,
s’më tundë…
Nga malet, ikin o kalben, lisat shekullor,
Natyra rilindë e rritë filiza jeshilë…
Hedhin shtate, lisa të tjerë vitalë.
A nuk është mrekulli-madhështi,
Të qëndrosh, si madhështorët,
I pamposhtur, për Shqipëri, për ideal?!
Të krimburit kërcunjt,
Le të ikin, në theqafje tutje- të tjetërsuar,-tëhuajzuar.
Ndoshta e kemi kuptuar, vonë, në mos qoftë tepër vonë?!
Fatalisht, tradhëtisht, qëllimisht erdhën, u paluan si ferrat, në mesin tonë.
Erërat e huaja nga larg,
Në rrokullisje-dallëdisje,
I paskan krehur e shqelmuar, i paskan degëzuar.
Ah! Shkenca ende nuk e shpiku përfundimisht:
Të njihen enigmat e pista, “njerëzore”?!
Sa shumë paska lindur kudra tradhëti,
Të liq, tradhëtarë me barqe, turbullues në tru.
Dhe, në trojet arbërore?!
-Me rrënët nga xhunglat e humnerave shekullore mizore kapitale…
Gjer në kohën e sotme kanibale.
I shoh, i dëgjoj!…
Dallgët po na përplasin.
Sirenat po buçasin!
-Për ndryshime, për fitore në trojet tona arbërore.
Në fushëbetejat me penë…
-Nëse nga marrëzitë, lakmitë, o frikèsitè e tyre, mbetem i vetmuar?!…
-Do të qëndroj, për të fituar!
Një filozof flakadan, ka shkruar:
“Bllokadat ngriten, për t’ i tejkaluar”.
6. Korrik, 2020
ASKUJT
Askujt, mos i thuaj vëlla,
Askujt mos i thuaj motër,
Pa ta lindur, dhuruar babai e nëna!
Askush mos t’ më thotë Vëlla të dashur, sa toka,
Pa m’ i vendosur gurët vertikalë tek koka.
Njerëzit po sprovohen:
Po bien në dështime, dhe gabime të rënda.
Duhet pranuar,-na e kënda, o s’ na e kënda?!
Nuk thoshte kot i madhi, Adem Demaçi:
“Mua, për së gjalli, të mos më këndohet kënga”?!…
Këngën për së gjalli,
Mos ia këndoni askujt,
Mund të rrëshqas në batak, nga karremët,
O, nga ndonjë shqelm-mashtrim i huaj.
6 Korrik, 2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...