Home / Opinion / Bolton foli, Batoni dhe 3 shefat e tij në 3 shtete s’po flasin; ndërsa këshilltari Toni Blair hesht

Bolton foli, Batoni dhe 3 shefat e tij në 3 shtete s’po flasin; ndërsa këshilltari Toni Blair hesht

Kosovarët dhe mbarë shqiptarët në Botë, mësuan të vërtetën se cilët e ideuan dhe lobuan në favor të Serbisë; dhe në këtë pazar “Model 1913”, ose tipik si dhurimi nga Ahmet Zogu, i territorit “Shën Naum”-it, është përfshirë dhe kryeministri Edi Rama, psiko-deliranti i vetë-mbarsur me ëndrrën si “Lider Ballkanik” dhe “Baba i kombit e trojeve shqiptare”

Para 1 viti, plasi skandali i denoncuar edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, me synim anti-shqiptar, pazaret Thaçi-Vuçic për shkëmbim të territoreve, në favor të Serbisë.

Deri në momentin që treshja Thaçi-Vuçiç-Rama, u bënë ortakë në këtë projekt shkëmbimi territoresh; misioni e negociatorit të ujdisë së tyre, dhe i promovimit mediatik të projektit në Kosovë-Serbi e Shqipëri, u krye nga Baton Fazli Haxhiu prej Pakleke.

Kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, denoncoi propozimin dhe presionin që i ishte bërë nga Rama-Thaçi, për ta firmosur pazarin; këta dy e mohuan të ketë marrëveshje për ndarje (dhënie) territoresh të Kosovës, madje Rama shpejtoi të çonte Ramushin në gjyq për “shpifje anti-kombëtare”.

Pas bllokazhit që i bëri BE e sidomos Gjermania; 3 “atdhetarët” Thaçi-Rama-Haxhiu, që kishin “punuar” 5 vite për t’i gjymtuar trojet e pasura të Kosovës, u zbythën e mohuan për 5 minuta; paçka se për ta realizuar, u inskenua rrëzimi i 2 qeverive në Kosovë.

Ky mohim, është bërë shpesh dhe nga kryeministri Rama, i akuzuar si mbështetës aktiv i këtij pazari territorresh; shpesh duke përdorur dhe deklarimet e dy vartësve Gent Cakaj, Baton Haxhiu dhe e disa zarave mediatikë në Shqipëri.

Mirëpo 48 orë më parë, ka qenë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i cili ka konfirmuar pazarin Serbi-Kosovë; duke deklaruar, se shkëmbimi i territoreve ka qenë kërkesë këmbëngulëse e Hashim Thaçit, paraqitur si projekt i përbashkët me Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa Bolton foli hapur, por çuditërisht, Batoni dhe 3 shefat e tij në 3 shtete, Thaçi, Rama-Vuçiç; nuk po flasin, siç folën kundër Albin Kurtit, kundër diasporës shqiptare e mediave Shqipëri-Kosovë; madje nëpërmjet Ramës, kryqëzuan Ramush Haradinajn me padi gjyqësore për shpifje.

Pas plasjes së skandalit dhe bllokimit nga BE; në çdo dalje publike, Edi Rama dhe këshilltari i tij media-gjeostrategjik Baton Haxhiu; kanë mohuar të kishin dorë në këtë skenar, madje përjashtuan dhe dyshen Thaçi-Vuçiç, duke ia lënë “në derë” SHBA-ve (Bolton).

Por Bolton, i ia hoqi maskën Ramës, duke deklaruar se në lobimin për hartimin e këtij pazari territorresh Kosovë-Serbi; kanë qenë pjesë aktivie dhe Tony Blair, paralelisht këshilltar “global” i Ramës e Vuçiç.

Pas deklaratës së Bolton, po hesht e nuk po reagon Tony Blair; dhe me të drejtë, sepse është blerë si këshilltar nga Rama; dhe si “politikan me aktivitet privat”.

Ndaj, nuk ka asnjë ndjesi e përgjegjësi, se çfarë bëhet me kufijtë e Shqipërisë dhe Serbisë, mbasi atij ia kanë blerë “punën” që ka bërë, por çudia është përse po heshtin të shiturit; shitës të trojeve shqiptare?/Pamfleti

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...