Home / Opinion / UÇK-në e formoi LPK- ja, e jo Hashim Thaçi!

UÇK-në e formoi LPK- ja, e jo Hashim Thaçi!

Metë Dura

2 Korrik 2020

Deshta që përmes fbukut ta njoftoj këtë gazepqarin qyrran Ardian Kastrati, se Hashim Thaçi nuk është themelues i UÇK-së. UÇK-në juridikisht e ka krijuar Lëvizja Popullore e Kosovës, gjegjësisht Kryesiae LPK-së më 17 nëntor 1994, në Aarau Zvicër.
Ja çka thotë dokumenti i LPK-së:
„ Pas insistimit të grupeve të armatosura brenda vendit, Kryesia e LPK-së, merr vendim për fillimin e lëshimit të komunikatave, në të cilat merr përsipër kryerjen eaksioneve të armatosura. LPK, në mbledhjen e mbajtur më 17 nëntor 1994, vendosi që të lëshojë Komunikatën e parë për shtyp në emër të UÇK-së. Pas një diskutimi të gjatë,Kryesia, duke pasur parasysh edhe propozimet e grupeve të armatosura, merr vendim qëorganizimi i ri ushtarak të quhet ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. U vendos që Komunikata të ketë nr.rendor 11. Në këtë mbledhje merrnin pjesë: Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Azem Syla. Kryesia e LPK-së ka vendosur për stemën e UÇK-së, të cilën e punuan Gafurr Elshani dhe Adnan Asllani.
Komunikatën, nga Zurichu, për në Shkup, fshehurazi e dërgoi një veprimtar i LPK-së, A.K, dhe nga këtu, ajo iu dërgua mjeteve të informimit në Kosovë, si dhe agjensisë serbe tëlajmeve Tanjug. Në Komunikatën e UÇK-së nr. 11, e cila u emetua në mediat e shkruara dheelektronike serbe në të cilat thuhej se ,, një grup i paidentifikuar terrorist i shqiptarëvetë Kosovës, i quajtur ,, Ushtria Çlirimtare e Kosovës“ më 9 nëntor 1994, mori mbi vete atentatin për vrasjen në Gllogovc, të inspektorit të lartë të policisë serbe, Lutfi Ajazi“.
Praktikisht në terren themelues i UÇK-së janë Adem dhe Hamzë Jashari, Zahir Pajazit, Ardian Krasniqi, Ilir Konushevci e Qerim Kelmendi. Hashimi është komplotist i LPK-së dhe sabotatorë i luftës çlirimtare!
Mr.sc. Metush Zenuni „ Kontributi i LPK-së në formimin e UÇK-së“, libër në dorëshkrim, 2013, fq. 67.
Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, mjekër dhe tekst
Blerim R. Metaj, Frasher Oseku dhe 68 të tjerë
33 komente
Pëlqej

Komento

Komentet

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...