Home / Histori / Republika Popullore e Shqipërisë pas Clirimit!

Republika Popullore e Shqipërisë pas Clirimit!

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur
Republika Popullore e Shqipërisë pas Clirimit, ishte njohur nga fuqitë fituese: Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik (10 nëntor 1945) dhe Franca (26 dhjetor 1945). Disa muaj me pas Londra prishi marrëdhëniet (4 prill 1946),për kritikat nga shtypi shqiptar drejt ndërhyrjeve të misionit Britanik në Tiranë. Shtëpia e Bardhë u soll njësoj më 8 nëntor 1946, sepse Tirana nuk i konsideronte më traktatet e hyra në fuqi me Uashingtonin nga Mbretin Zog.
Ndërkohë, Jugosllavia nuk toleronte një politikë ndryshe nga udhëzimet e saj, në veçanti pas konsolidimit të marrëdhënieve Sovjetike-Shqiptare. Ishte e sigurt që nëse shteti shqiptar nuk do te kishte gëzuar mbështetjen Sovjetike sidomos në vitin 1948 – si koloni e një humbësi (Italia) do të kishim ndarjen e Shqipërisë midis dy fituesve, të Jugosllavisë dhe Greqisë (Athina perkrahej nga Londra, dhe Beogradi nga Parisi e më pas nga Uashingtoni). Tirana duhej të kërkonte shumë larg mbështetjet për mbijetesën e saj, tek Bashkimi Sovjetik, pasi per armiqësitë etnike-gjeopolitike stërgjyshore me fqinjët, nuk kishte mbeshtetjen e Romes, e dobësuar nga Traktati i Paqes. Shqipëria e gjeti veten në rrezik të madh në Paktin Ballkanik, të nënshkruar pesë ditë para vdekjes se Stalinit (28 shkurt 1953), por në tetor dhe nëntor qeveria e Romes riafirmoi interesin e Italisë për integritetin dhe pavarësine shqiptare. Alcide De Gasperi, duke vizituar Athinën (8-12 janar 1954) i ishte referuar integritetit Status quo te shqiptareve: sqarim simptomatik,kur akoma projektohej ndarja Greko-Jugosllave. Manovrat destabilizuese të Jugosllavisë e gjendja e luftës me Shqipërinë në fuqi në Greqi, bëri që Tirana të hynte në
1955 ne Traktatin e Varshavës.(LA POLITICA ESTERA DI
ENVER HOXHA (1944-1985) GIOVANNI ARMILOTTA)

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...