Home / Opinion / Përse u rrëzuam përdhe ne shqiptarët ?!

Përse u rrëzuam përdhe ne shqiptarët ?!

Për dy shkaqe themelore :
Ngase dy arritjet më të mëdha historike – Ushtrinë popullore shqiptare, të themeluar gjatë LDB dhe fuqizuar pas saj dhe UҪK, i dorzuam në duart e miqëve që si patëm kurrë dhe të anmiqëve që i patëm vazhdimisht !
Ata nuk na thanë dorzoni partitë e forconi ushtritë, por të kundërtën:
Formoni dhe forconi partitë por dorzoni ushtritë!
Dhe deri me sot, nuk ndodhi qoftë edhe njëherë, që dikush të ndiqet, burgoset, vritet,…, nga anmiku, pse i përkiste ndonjë partie legale.
Por u ndoqën dhe po ndiqen, u burgosën, u vranë,…, pse i përkisnin një ushtrie legale ҫlirimtare !
Po ti bënim 200 parti, apo 10.000 kisha dhe xhami, vetëmsa do të përgëzoheshim nga miqtë dhe anmiqtë!
Ndërsa, e patem një ushtri popullore, me dy-tre degë të saja ҫlirimtare, nuk u rehatuan miqtë dhe anmiqtë me veglat e tyre ndër ne, derisa i zhbënë, për ti ndjekur pastaj pandalur pjestarët e tyre!
Në rastin më të mirë, ishte dhe është mendjelehtësi e jona e skajshme por edhe mashtrim i qëllimshëm nga shume ane, mendimi se ushtritë tona, ishin të liga, siq përflitej dhe ende pandalur trumbetohet!
Nese ishin të dobëta ushtarakisht dhe kombtarishtë, pse kaq shumë interesim deri në zhbërjen e tyre ?!
Jemi ndoshta i vetmi vend- komb, që gënjehemi se kemi ushtri duke u thirrur në emra ushtrishë, por ushtri nuk kemi, dhe mu për këtë fakt, mbi truallin tonë, po bëhen lloj-lloj eksperimentesh !
A mund të ketë ndonjë popull apo shtet në botë, që mundet të jetë sovran, i pavarur, …, dhese teritorin e vet, pasuritë kombtare dhe arritjet tjera,…, mundet ti mbroj pa ushtri ?!
E kush do guxonte te na i prekte ushtaret, po ti kishim ushtrite ?!
Është gënjeshtër e radhës formimi i ushtrisë së Kosovës, ngase sipas kushtetutës serbe të ahtisaarit, nuk mundet kurrsesi të formohet pa pëlqimin e deputetëve serb.
Por neve na pëlqejnë gënjeshtrat !

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...