Home / Opinion / Pasqyra e partive politike shqiptare gjatë dy dekadave të fundit në NMK!

Pasqyra e partive politike shqiptare gjatë dy dekadave të fundit në NMK!

04,07,2020
Kjo tablo në karikaturën e më poshtëme fletë shumë për gatishmërinë dhe servilizmin e partive politike shqiptare gjatë dy dekadave të fundit në shërbim të pansllavizmit si politikë antishqiptare.
Me çfarë mund të krenohen sot këta liderë shqiptarë para zgjedhjeve parlamentare, ku gjatë të shkuarës së errët të tyre në dy dekadat e fundit kanë dëshmuar servilizëm në shërbim të sllavëve?
Statusi politik i shqiptarëve si qytetarë të dorës së dytë dëshmon qartë
për tradhtinë e angazhimeve të tyre deklarative me interesat kombëtare.
Le të japim disa shembuj real mbi ”arritjet politike” dhe statusin inferior që gëzojnë shqiptarët sot në NMK, në ”vëndin” e dashur të Ali Qametit, Taqit, Xhufkës, Bilit apo Afrimllarit.
Çfarë fituan shqiptarët me konfliktin e 2001 dhe devijimin e saj nga lufta për liri dhe barazi në luftë për pushtet dhe interesa klanore?
Me çfarë mund të krenohet kjo bandë hajdutësh dhe kusarësh në këto dy dekada të veprimtarisë së tyre si parti politike?
-Me devijimin e idealit të lirisë dhe vullnetin politik të luftëtarëve të lirisë për barazi të plotë me të tjerët.
-Me kapitullimin dhe dezertimin e konfliktit të 2001dhe me MO.
-Me ligjin për gjuhët e pakicave.
– Me ndryshimet kushtetuese që lanë statusin dhe gjuhën shqipe si pakicë e papërfillshme shifrash dhe jo si komb autokton në trojet e veta!!!
Këta janë partiçkat tona që nuk e meritojnë votën e shqiptarëve ndaj duhen bojkotuar ato!

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...