Home / Opinion / Nga FARSA POLITIKE në TRAGJEDI NJERËZORE

Nga FARSA POLITIKE në TRAGJEDI NJERËZORE

04,04,2020
Se e gjithë lufta e pistë e partive politike që për 20 vjet degraduan qeverisjen shtetërore në veprimtari kriminale në Kosovë, kundër qeverisë legjitime të Lëvizjes Vetëvendosje të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ishte vetëm një farsë politike, këtë po e dëshmon përditë qeveria farsë Hoti e 3 qershorit 2020.
Realiteti që farsën politike e shndërron në tragjedi, dëshmohet me faktin se më 4 qershor 2020, qeveria Hoti trashëgoi gjendjen shëndetësore nga qeveria Kurti me vetëm 5 të infektuar nga Covid-19. Vetëm brenda një muaji, qe eria Hoti e solli gjendjen në tragjedi, me 6 të vdekur dhe mbi qindra të infektuar nga Covid-19 brenda një dite!!! E numri i testeve jo që nuk është 10-fishuar, sipas gënjeshtrave të të tyre, por ka mbetur i njëjtë, me +/- 10% më shumë/pak teste për ditë.
Këtë përkeqësim tragjik të gjendjes shëndetësore, me 10-fishin e infektimeve dhe të vdekjeve në Kosovë, lëre që nuk e ka pritur por as e ka imagjinuar njeriu me mendje të shëndoshë. Se brenda një muaji një qeveri ka aq potencial negativ, që Kosovën ta shndërrojë nga shembujt suksesshëm në botë në vendin shembull të së keqes me Covid-19, kjo është një çudi botërore!
Ministri i Shëndetësisë, profesionist „gjenial“ i qeverisë Hoti, në vend të flamurit të bardhë të dorëzimit të turpshëm nga keqmenaxhimi i pandemisë, të cilin e ka ngritur shefi i tij, po shton vetëm sasinë e qefinëve të bardhë për të vdekurit nga pandemia!
Kështu, me papërgjegjësi politike ndaj tragjedisë njerëzore, do të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhshme. Sa më shpejtë zgjedhjet, aq më e vogël tragjedia!

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...