Home / Opinion / FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONINË VERIORE NUK ËSHTË VENDIMMARRËS, POR PJESË E PUBLIKUT

FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONINË VERIORE NUK ËSHTË VENDIMMARRËS, POR PJESË E PUBLIKUT

Shkupi, 2014

Abdulla Mehmeti

Ja pse shqiptarët etiketohen si fajtorë kujdestarë në këtë shtet: për ta kamufluar komplotin e madh ndaj popullit dhe shtetit të Maqedonisë Veriore

Abdulla Mehmeti
Abdulla Mehmeti

Elitat politike dhe intelektuale në Maqedoninë Veriore, nëse kanë dashur të krijojnë shtet të pavarur, komb të veçantë dhe gjuhë të veçantë maqedonase, jo shkëputjen e këtij shteti nga sfera e ndikimit serb dhe futjen nën ndikimin e interesave bullgare, përkatësisht zbatimin e strategjisë afatgjatë për krijimin e Maqedonisë Veriore në shtet të dytë bullgar, me naivitetin dhe ndihmën edhe të mercenarëve shqiptarë në pushtet gjatë këtyre tri dekadave të fundit, do ta kishin përfshirë në preambulën e Kushtetutës (1991, 2001, 2019) edhe bashkësinë etnike bullgare si “pjesë e popullit bullgar”, siç edhe ndjehen një pjesë e madhe e banorëve të këtij shteti, siç janë përfshirë bashkësitë e tjera etnike, shqiptarët, serbët, turqit, romët, vllahët dhe të tjerët.

Njëherësh, edhe në regjistrimet e popullsisë deri më sot do të kishte rubrikë të veçantë për qytetarët me përkatësi etnike bullgare, siç ka për bashkësitë tjera etnike. Me këtë qëndrim të derisotëm të pushtetit në Maqedoninë Veriore, në bashkëpunim me elitat politike dhe intelektuale për mjerim të shqiptarëve, me asnjë argument shkencor, juridik, politik dhe historik, pushteti nuk do të arrijë ta mbrojë identitetin e veçantë të kombit maqedonas dhe të gjuhës maqedonase si gjuhë e veçantë.

Argumentet tjera për këtë komplot tridhjetëvjeçar ndaj popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase sapo kanë filluar të shfaqen në skenën politike vendëse dhe atë ndërkombëtare. Çfarë humbin dhe çfarë fitojnë shqiptarët me këtë, do të bëjmë fjalë në ndonjë analizë të radhës.

Këtë analizë e sjell për lexuesit në prag të zgjedhjeve parlamentare, jo për të bërë kujdestarin dhe për të mbajtur llogari për interesat kombëtare dhe shtetërore të popullit maqedonas, por për të dëshmuar se sa janë jashtë realitetit dhe jashtë loje drejtuesit e partive politike, si edhe elitat politike e intelektuale të shqiptarëve, të cilët gjatë këtyre tri dekadave të fundit e kanë dëshmuar se janë vetëm pjesë e publikut, jo faktor vendimmarrës në tavolinën ku projektohet e ardhje e shtetit të përbashkët të Maqedonisë Veriore, sidomos me dhe pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit të shtetit dhe të Marrëveshjes për bashkëpunim, mirëkuptim dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë fqinje.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...