Home / Opinion / Varri i hapur nga drejtësia e kapur!

Varri i hapur nga drejtësia e kapur!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Për të flisnin gjithë njerëzit e qytezës Lumjeti, për tregtim të qenieve njerëzore edhe pse ishte në moshë të thyer, ai kishte vënë në kurthet e tij kënetore disa gra, dhe për fat të keq edhe disa vajza nxënëse të mitura! Murrashin s’po e ziente gjumi në dhomën e burgut të qytetit të Bardhasit, një klithmë vajzeje të mitur sikur ja ndalonte frymëmarrjen, ishte një klithmë gjëmimtare si rrufetë kur shkrepin nga qielli i përflakur. -Kush je ti që lëshon gjithë ato gjëmë? -iu dridh zëri atij.

-Pabesia jote më bëri t’i duroj gjithë ata djem e burra, që shisje trupin tim prej njomcakeje… I kishte thënë para trupit gjykues Kumria. Ajo femër që në dukje simpatike, dhe e këndshme po ta shikoje, vetëm se fytyra e saj shprehte shqetësim e ndrojtje tek fliste në gjykatore…!

I kujtohej Murrashit se si atë ditë iu zu gryka e frymarrjës, dhe mbuloi me duar sytë. Aty në gjykatore, ishte edhe i biri i tij, që punonte administrator në ministrin e shtetit në atë të drejtësisë. Ishte hera e pare në jetë që lakmoi më mire të ishte i vdekur, që mos ta dëgjonte i biri i tij këtë faqe të zezë të të jatit maskara! Kjo faqe e zezë të atin e tij do ta përcillte edhe në botën e përtejme. Për të lëshon mallkimin e gjithë qyteza dhe fshatrat e saja, i tingëllonin në veshë fjalët e Kumrisë. -Sa të mitura i bëre të qajnë me lotë çupërin e pangushëlluar me meshkuj të panjohur, e ti ishe more i mallkuar ai që shisje trupat tona njomcake për ca para të qelbura.

Kumria kishte zënë një dhomë me qira në qytetin Bardhasi, kishte ikur përgjithnji nga qyteza e saj e dashur ku kishte lindur. Mbi pemën afër banesës natën vonë ajo ishte zgjuar ku mbretëronte një qetësi varri s’pipëtinte asnjë zhurmë njeriu, në çast dëgjoi të këndonte një zë qyqe ndjellakeqe, ajo me këngën e saj vajtuese ju duk se po paralajmëronte hapjen e varrit. -Ja, kjo është jeta ime e nëmur prej mendjelehte që po më ngushllon ky zë qyqeje. Murrashi kishte marrur një denim sa për të thënë se u denua nga drejtësia për veprën kriminale të bërë për tregti me qenie njerëzore, që ishte denoncuar nga Kumria!
Pas disa muajësh vuajtje të dënimit ai ishte lëshuar në liri! Nga bisedat e mëvonshme me një shoqe mësova se ai po vazhdonte gjahun e tij të tmerrshëm atë të kusarisë së tregtimit përsëri me disa gra, e vajza të mitura, shoqja i kishte rrëfyer se ajo me sytë e saj e kishte parë në ëmbëltorën e qytetit Murrashin me një nxënëse të mitur që e kishte futur në kurthin kënetor të tij. Krimineli është kthyer në gjahun e vet nga aty ku ka zënë fillin!!! -Më erdhi të pështirë. Mu duk se hyra në atë varrin e hapur. Mu bë një lëmsh në grykë, e po ma ziente frymën, mu rrënqeth shtati e dridhesha nga frika… Pyeta vetën vajtueshëm, ç’është more me këta njerëz që ndajnë drejtësinë?! Si more kanë lëshuar kriminelin nga burgu pa e marrur denimin e merituar!!!

Ai, endet tani i lirë, ai krimineli është më i fuqishëm se drejtësia e shtetit, dhe jeton jetën plotë kënaqësi, pa pikën e mundimit, jeton për shtatë pal qejfe, një jet të shthurrur me disa viktima femra që tregton trupin e tyre, jeton me të ngrënë e më të pira nëpër restorante të shtrenjta, zgjate Zot për të, qejfe o qejfe me pushtetar të korruptuar! Kjo kënaqësi do t’i zgjasë për aq kohë sa është e kapur drejtësia nga njerëz të korruptuar, dhe për aq kohë ky gjahtar femrash do të gjejë gra të budallme, e vajza mendjelehta! Dhe Kumria, në mes të këtyre qenieve kobzeza me të cilat e kishte dënuar fati i zi, do t’i dukej vetja se jeton e varrosur për së gjalli… Kështu po jetonte çastet e fundit të jetës, me një heshtje drithëronjëse, me një ankth turpërues të pashprehshëm, po e ndjente veten se kishte hyrë në varrin përplot lagështi që e kishte dërguar mendjelehtësia, dhe kurthi kënetor që ja kishte përgaditur varrmihësi me pabesi Murrashi gjakprishur.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...