Home / Opinion / Trego Hashim Se Si I Keni Eliminuar Kundërshtarët Politik, Të LDK-Së, UÇK-Së E LPK-Së!

Trego Hashim Se Si I Keni Eliminuar Kundërshtarët Politik, Të LDK-Së, UÇK-Së E LPK-Së!

Naim Miftari

FOL HASHIM

Hashim!

Me Gjermaninë dhe me rrymën nuk luhet ko… siç ke thënë se keni luajtur një kohë me amerikan, keq që nuk të kanë treguar “miqtë ndërkombëtarë” se qendra e botës nuk është Brukseli, Uashingtoni, Moska apo Beogradi… por është Londra!

Sot dil e mbaje një falim të zjarrtë si “patriot me bateri”. Mbaje një fjalim duke imituar fjalorin e  Skënderbeut dikur në Krujë, dhe thuaju “princërve” tuaj, edhe mediumeve vendore e ndërkombëtare se: Gjykatën Speciale nuk ua solla unë (as Baton Haxhiu), e “gjeta” këtu, në mesin tuaj. Trego si e themelove dhe e aprovove në parlament Gjykatën Speciale , të cilën e solle jo për vete, por, për t’ua “fut” shokëve dhe kundërshtarëve tuaj se: me gjasë, t’u duk pak se si Serbia ia kishte futë popullit Shqiptarë; trego si e amnistove Serbinë, e cila vetëm në luftën e fundit na vrau 15.000 shqiptarë, prej tyre mbi 1.300 fëmijë, mijëra kufoma të zhdukura, gjenocid, e dhjetëra e mijëra gra të dhunuara, një milion civil të përndjekur (spastrim etnik), 116.000 shtëpi të rrafshuara, dhjetëra mijëra të burgosur politik vetëm nga 1981 e këndej… dhe dëmet e luftës!

Trego Hashim: si e çarmatose UÇK-në (marrëveshja K90), si e shove TMK-në si pasardhëse direkte e UÇK-së! Trego Hashim si e harrove UÇK-në dhe nuk e përmende në Kushtetutën e Kosovës as në deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë! Fol, Hashim si e braktise kauzën e Bashkimit Kombëtarë?, si shkele mbi betimin e ushtarit e të dëshmorit të UÇK-ës?

Trego Hashim se nga mbinë 60.000 veteranë nga UÇK-ja që gjatë gjithë luftës nuk kishte më shumë se 20.000 ushtarë?

Është nderë Hashim të tregosh se si i keni eliminuar kundërshtarët politik nga radhët e LPK-së, të UÇK-së dhe grupeve e partive të tjera që rastësisht dukeshin të rrezikshëm në rrugën tuaj “patriotike”? Si bashkëpunove me Shërbimet e huaja sekrete dhe armiqësore ndaj popullit shqiptarë? Si e vodhe luftën dhe u bëre multimilioner pas luftës… si e varfërove dhe e izolove Kosovën duke i dhuruar territor Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi, kurse për Serbinë, e përgatite planin për t’ia dhuruar jo më pak se 30% të territorit të shtetit?… por, këto mos na i trego neve sepse i dimë! Ruaj dhe rrëfehu para “faltores speciale” që e ndërtove vetë!

Tani, kur u prekën interesat tuaja dhe të krahut tuaj të fortë të multimilionerëve që i krijove, rastësisht ju ra ndërmend për njëfarë ligji që do ta mbronte UÇK-në! Nga kush duhet mbrojtur UÇK-ja? Atë nuk po e akuzon askush! Ty po të akuzojnë që e keqpërdore, e mashtrove, e vodhe dhe e tradhtove UÇK-në sa herë të erdhi rasti e mundësia! Prandaj, UÇK-ja e shenjtë nuk ka nevojë të mbrohet nga ju dhe as nga ligjet tuaja, por, as ti mos u mundo kot të fshihesh e të mbrohesh duke e turbulluar UÇK-ën sepse, ti Hashim, mund të kesh qenë pjesë e UÇK-së, por kurrë nuk ke qenë as nuk do të jesh UÇK!

Prandaj Hashim, në vend të gjykatës për mbrojtjen e UÇK-së, duhej përgatitur padi në gjykatë… padi dhe dënime për kriminel serb edhe në mungesë (sikurse i dënoi Kroacia)! Për 20 vjet liri, ke pasur kohë të mjaftueshme të ngresh padi kundër gjenocidit serb ashtu siç e kishte bërë padinë avokati hero Bajram Kelmendi gjatë periudhës së luftës, padi, që i kushtoi me jetë atij dhe të dy djemve të tij!

Premtove se do ti bëje padi Dik Martit për shpifje, as këtë nuk e bëre! Pse? Pse Hashim prite kaq gjatë?, apo ishe duke e pritur kohën derisa edhe faktet të na i vjedh Serbia? Apo, ndoshta edhe me dëshmitë shqiptare keni bërë pazare me Vuçiqin, duke i shndërruar në “fakte” serbe kundër shqiptarëve?

Për këto fakte, Baton Haxhiu po çirret e po bërtet se tani nuk duhet dënuar askush për krimet e vjetruara! E ka zorin si ta gjej formulën e ti vjetroj krimet serbe kundër shqiptarëve… se, shqiptarët nuk kanë bërë krime, këtë e di fort mirë Batoni, e di edhe ti Hashim që ia ke çelë gojën me fol atë çka nuk të ka hije me e thënë ti se je President!

Fol Hashim! Fol drejt se vetëm kështu e mbron veten!

About admin

x

Check Also

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

  Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi June 23, 2020 Portali ...