Home / Opinion / Hashim Thaçi duhet të jep dorëheqje sa nuk është bër tepër vonë.

Hashim Thaçi duhet të jep dorëheqje sa nuk është bër tepër vonë.

Se kildebilledet
Xhemil Zeqiri
Presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë bërë asgjë progresiste të pëlqyeshme nga Perëndimi. Po kështu edhe Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Të gjithë këta, vetëm kur u emëruan në Shtab të UÇK-së, ku u afirmuan më së shumti si dinakë.
Mua më ka rënë rasti të organizoja e të dërgoja në Kosovë e Maqedoni delegacione daneze, si dhe prej andej delegacione për në Danimarkë. Dëshmi për këtë punë të pandërprerë i kam 36 Letra të hapura dërguar Qeverisë Daneze, BE-së, OKB-së, të cilat janë botuar në shtypin danez, gjithashtu edhe një sërë intervsta në TV, pa folur rreth 120 artikuj publicistikë për ato luftra çlirimtare dhe të pasluftës, botuar edhe këto në shtypin e përditshëm danez.
Danimarka e mbështeti luftën e popullit shqiptar në Kosovë si dhe e ndihmoi e para Kosovën e Shqipërisë dhe Shqiperinë, por, për fat të keq, Hashimi & Co e humbën respektin që kishin në popullin dhe në strukturat qeveritare daneze.
Unë kam bërë përpjekjet e mia modeste për t’i mbrojtur këto vende para opinionit danez, bile gjatë bombardimit të NATO-s, unë iu caktova takime me udhëheqes të shtetit danez, me Kryeministrin, me ministrin e punëve të jashtme, me atë të drejtsisë, me minstra të tjerë, ndërsa me shoqërinë civile daneze organizuam një mbledhje të hapur.
Ndërsa në TV shtetëror danez organizova 1 orë debat me përkthyes Dr. Shaqir Shaqirin. Vlen të theksoj këtu, se ishte presioni i Dr. Shaqir Shqirit që ta mos të ndalnim atë aktivitet. E gjithë kjo u organizua në telefon nga zyra e Erik Boolit si dhe me telefonin e Ibrahim Kelmendit, ku u shpjegova për takimin. Më pas më garantoi Erik Booli, i cili ishte Këshilltar i Kryeministrit danez Paul Nyrup Rasmussenit, të vijonim takime të tjera, por pas disa ditëve, Bilall Sherifi, tërë arrogancë më tha: “Ne nuk te njohim ty , ne njohim Ibrahim Xhemailin”. Më tha kështu pasi I. Xhemajlin e ka të afërm. Ja deriku të çon nepotizmi! Për nuk po zgjatem më shumë, sepse për këtë ngjarje kam shkruar në librin e fundit “E vërteta bën armiq”.
E ceka këtë problem, thjesht për faktin që, kot ishte t´u ndimoje këtyre bukëshjkalëve. Madje. Prej atij rasti arrogant e mosmirënjohës e kuptova se këta “patriotë” nuk e kanë me gjithë mend çlirimin dhe as ribashkimin kombëtar; u binda se këta kanë qenë dhe janë vetëm avanturierë politikë. Kjo solli edhe turpërimin dhe prishjen e miqësisë me shumë politikanë danezë, derisa u binda se jam gabim. Por ishte vonë.
Thaçi& CO nuk e respektoi Ukshin Hotin, as një fjalë nuk e tha për të.
E larguan edhe Demaçin nga Përfaqësuesi Politik i UÇK-së, duke shtyrë Jakup Krasniqin e Fatmir Limajn t’i thoshnin një ditë Adem Demaçit: “Ne të morëm dhe ne të përzëmë nga ajo detyrë”, duke e detyruar të jepte dorëheqjen nga ai funksion politik mer rëndësi të jashjtëzakonshme, i cili bëri të mundur çarmatosjen dhe mosnjohjen pas lufte ekzistencën e UÇK-së.
Tani e sa vite, politikani shqiptar me shumë perspektivë, Albin Kurti, po heq “të zinjtë e ullirit” nga politika anti-demokratike e Thaçit&Co ngaqë Albini u betuar se tërë jetën do t’ ia kushtoi çështjes kombtare. Dhe populli e kuptoi drejt, pavarësisht disi me vonesë, si rrjedhojë e propagandës së gjithanshme kundër tij.
Vlen të kujtoj këtu edhe mediat përmes analistëve mediokër të Hashim Thaçit, që po bëjnë zhurma me dyzina të tyëra mediash: me fjalë e letra shpifëse kundër Albinit e LVV.
Prandaj, të gjithë shokëve dhe miqve, bashkëpunëtorëve të djeshëm e të sotëm, si veprimtar që, tërë jetën nuk kam kursyer asgjë për çështjen kombëtare gati 40 vjeçare, t’u drejtohem me një kërkesë të sinqertë: Mos merrni anën e kundërt të interesave kombëtare!
Unë jam veteran, mezi e mora statusin pas shumë peripecishë e pengesash në atë palo Komisionin e Veteranëve.
Dhe këtë status veterani, sikundër e mësova më vonë, ma dhanë kur një anëtar i ndershëm e objektiv i atij Komisioni pati thënë: “Nëse nuk i takon ky status Xhemil Zeqirit, atëherë edhe ne shumë të tjerëve nuk na takon”. I jam mirë njohës për të vërtetën dhe faleminderit atij të ndershmi.
Por, ama çertefikatën afër 8 muaj ma vonuan, 5 herë ka qenë gruaja ime dhe pastaj një shoku im, Sazani Muja, i cili ka shkuar një javë resht në atë zyrë dhe nuk ia jepnin, derisa u tha: unë nuk dalë nga këtu, pa e marrë çertefikatën e Xhemil Zeqirit.
Keqbërësit inatxhinj dhe hakmarrës, përsëri më dëmtuan: pensionin nuk ma dhanë(!)
A e dini përse?
Ngaqë: “Xhemili nuk heq dorë propagandimi për bashkim kombëtar, pasi nuk ka ardhur koha”(!) Dhe kjo, sipas disa gjeneralëve të vetëgraduar e milionerë, unë, qenkam kundër Komandantëve milionerë?!!!
Nëse do ta kisha atë pension, nuk do të bëja gjë tjetër, veçse do të botoja 4 librat e mi publiçistikë të radhës, si dhe do t’i ndihmoja shokët në nevojë.
Do dëshiroja që të them dhe dy fakte se çfarë poshtersish kanë bërë për shumë vite kjo klasë politike e udhëhequr nga H.Thaçi, Kadri Veseli&CO.
Gjatë Luftës Çlirimtare,”Presidenti Historik” Ibrahim Rugova iku per ne Beograd , jo vetëm, por vete mori edhe djemtë, nuset e djemëve nipat e mbesat, gruan e tij, gjithsej 28 veta si dikur Mbreti Zog, por nuk dimë nëse mori macet, qentë si dhe minjtë e “shtëpisë së bardhë” në Velani. Thënë shul shqip: iku “kryekomandanti” nga lufta, dezertoi.
Për fat të keq, në gjurmët e tij, sot, edhe Thaçi, Ramushi e të tjerë si ai, të etur për pushtet, për ca vota shesin idealet e tyre pse luftuan; kur shkojnë e thyejnë kurrizet duke u përulur, duke i bërë ndere në familjen e “kryekomandantit” dezertor Rugovës që 21 vite, nderime që s´i meritonte as i meriton…
Po, si ka mundësi në luftëra vinin vullnetarë nga shteti amë dhe nga gjithë bota.
Po mjaftohem me një shembull. Ashtu si dhe mua, Komisioni i Shpalljes së Veteranëve të UÇK-së bëri të pamundurën për mos me ia njoh statusin e veteranit ish-Zv.Shefit të SHP të UÇK-së, kolonelit nga Shqipëria amë, Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi), si dhe djalit të tij, togerit Dritan Goxhaj, i cili mbajti bashkëveprimin midis SHP të UÇK-së dhe oficerave përfaqësues amerikanë në Shqiperi, i ngarkuar nga vetë Kadri Veseli e Hashim Thaçi, i cili më pas luftoi edhe një vit në radhët e UÇPMB-së. A mund të quhet respekt e mirënjohje për këtë kontribut atdhetar ndaj familje qëndrimi armiqësor i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe i institucioneve përkatëse në Kosovë, por bënë të pamundurën që edhe të birin, Dritanin ta dënonin me akuzën e ulët “dezertim nga ushtria shqiptare”, në bashkëpunim me ish-kryeministrin Meta dhe ishlkryetarin e SHISH, Fatos Klosi?!
Nuk e nderuan Dilaverin dhe i dënuan me burg djalin Dritan vetëm pse nuk mundën t’i bënin jeniçerë të tyre, sikundër kanë bërë me shumë të tjerë, të cilët sot u thurrin ditirambe.
E besa ,ikanikut Ibrahim Rugov i përkulen përherë tek varri me lule dhe gruas së tij I kanëlidhur pension të përjetshëm prej 1.000 (njëmijë Euro!, si dhe i kanë ofruat makinë dhe vozitës falas e duke ia paguar të gjitha obligimet e familjes(!) Ndërsa, luftarëve të lirisë nuk u jepen me kohë edhe ato 170 euro pension???!!!
A ka turp më të madh se kjo politikë anti-kombëtare dhe anti-njerëzore, si kjo e Thaçit, Veselit Limës, Ramushit me gjithë kompanitë e tyre mafioze, politike, ekonomike etj?
Të gjitha këto bëma “patriotike” të kësaj klase politike të pasluftës në Kosovë kanë bërë që jo vetëm të krijohet Gjykata antishqiptare Speciale kundër UÇK-së, por ka gjasa që nesër të na mohohet e gjithë Lufta Çlirimtare.
30 Qershor, 2020

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...