Home / Opinion / GABIME TË RËNDA ZOR PËR T’ I PËRMIRËSUAR ME VENDOSMËRINË TONË DUHET T’I TEJKALOJMË ME ÇDO ÇMIM?!​

GABIME TË RËNDA ZOR PËR T’ I PËRMIRËSUAR ME VENDOSMËRINË TONË DUHET T’I TEJKALOJMË ME ÇDO ÇMIM?!​

Se kildebilledet
Shkruan: Fadil Shyti
Shqiptarët dhe shqiptaret që i votuan dhe po i votojnë këta politikanë të LPAN-it, të papërgjegjshëm para popullit dhe atdheut, disa prej tyre përpara, gjatë dhe pas LÇ-re, u dëshmuan se ishin dhe janë MË HIÇËR SE HIÇI, sepse kanë falë dhe po falin, kanë shkelur dhe po shkelin mbi gjithçka të bukur e të shenjtë kombëtare: ​
1. Gjuhën, ​
2. Flamurin,​
3. Identitetin​
4. Kufijtë e shtetit.​
Argumente:​
a. ​
Para Luftës Çlirimtare, Gjuha Shqipe flitej dhe shkruhej shhumë më bukur si gjuhë dhe letërsi e njësuar, mori një zhvillim të mbarë nga shkenca jonë letrare dhe gjuhësore. Ndërsa, pas luftës gjuha jonë, është bastardhuar si mos më keq.​
b. ​
Para LÇ-re Flamurin  Kuqezi valonte i lirë, pas demonstratave të vitit 1968 në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare në ish- Jugosllavinë pushtuese; ndonëse ishim në robëri me një status më të ulët, në KSAK me protesta me gjak e fituam të drejtën e përdorimit të simboli tonë në institucionet krahinore. ​
-Ndërsa, pas luftës; kjo klasë politike “demone-kratike, ndonëse botërisht e fituam statusin më të avancuar, nga institucionet e Republikës së Kosovës, bashkë me reaksionin ndërkombëtar e hoqën Flamurin Kuqezi. Flamuri ynë i shenjtë shekullor, u zëvendësua nga një “flamur” laraman-ahti-sarian, nga ngjyrat-simbolet jugosllavo-auropiane, që s´ka asgjë simbolikë shqiptare, nuk është e plotë aty as harta e Kosovës. .Jo rastësisht ishte urdhëri serbo-euro-rus; në Flamurin e Kosovës, kurrsesi të mos ketë ngjyrat kuqezi. ​
Nuk po pasqyrohet e vërteta e Identitetit bukur as denjësisht, paraqitja e shqiptarit brenda dhe jashtë atdheut në hapësirë dhe kohë me dy-flamuj.​
c. ​
Identiteti ynë kombëtar shqiptar, para LÇ-re,-ndonëse ishte cenuar nga të qenit në robëri, megjithatë ishte identitet më i pastër, më i kristalizuar, më autokton pellazgo-iliro-shqiptar.​
Dardania E SHQIPËRISË, (Kosova) quhej “Krahinë Autonome” nuk quhej, Kosovo multietnike. Me 95% shqiptarë sot shtetit të brisht të Kosovës nga qarqet reaksionare ndërkombëtare dhe të pranuara nga qarqet reaksionare kosovare, iu ka shkelë dhe mohuar Identiteti kombëtar etnik shqiptar. ​
-Kjo është e papranueshme, kjo duhet të rishqyrtohet, të mohohet, është e padurueshme; është ngulfatje “me pambuk” është e tmerrshme, sulm ndaj një kombi të lashtë si yni.​
d. ​
Po cenohet rëndë Gjuha Shqipe, që prej kur kanë dalë në skenë si këpurdhat pas shiut “shkencëtarë” spurdhjakë të etur për pasuri apo të shantazhuar nga armiqtë tanë, që dërdëllisin së koti, kinse për lindjen e një kombi të ri “kosovar”?!?!?! ​
-Shteti i Kosovës, por as shteti amë Shqipëria administrative, nuk do të duhej të lejonte me çdo çmim; të rriteshin si ferrat në mes luleve këto përçarje brenda kombit tonë; për dy-gjuhët, dy-flamujt, dy-identitete si dy a tri-Shqipëri?!!!​
 Jo! Nuk mund të  flitet as shkruhet qartë, apo s’ funksionon dot gjuha me lidhje truri; me dy-gjuhë brenda një goje, me dy simbole brenda një shpirti kombëtar shqiptar.
Si rrjedhime të këtyre prapakthimeve kulturore dhe historike, nuk po paraqitet e vërteta jonë drejt si e vërtetë kultrurore-gjuhësore dhe historike autoktone, duke pranuar gënjeshtrën serbo-eu-ruse-altlantike dhe servilizmin e politikës shqiptare që, kinse Republika e Kosovës qenka republikë multietnike.​
e. ​
Me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqipar më 1999, UÇK,-ja Heroike me gjak i hoqi kufi-ziun në Koshare, ndërsa, pas luftës në paqen e përgjakshme dhe të përuljes servile nën 0 politike, klasa politike dhe “ushtarake” sterile i vuri përsëri bashkë me politikat reaksionare ndërkombëtare imperialiste dhe jo vetëm kaq: kufijtë e atdheut i prenë me thika mbi harta më tej, andej nga Dabëlldeni dhe Çakorri. Dhe, jo vetëm kaq; disa mendjeprishur e shpirtëra të shitur; dikund si KLIKAT reaksionare Grenell-Thaçi-Isa-Vuçiq, ende po i mprehin thikat mbi harta për ricopëtimin e atdheut shqiptar.
Shqiptarët luftuan për Ribashkim, si duket po pësojnë keq si humbës me Ricopëtim të trojeve tona etnike.​
Jo! Kjo dhe fatkeqësi të tjera të cekura më lart; s’ do të duhej lejuar të na ndodhin tani, s´duhet as të lejohet që nesër të realizohen si  të ligjshme (legjitime),-me çdo çmim  të sakrificave gjithëpopullore të mos pranohen si “fitore” shqiptare; të mos zbatohen kurrsesi nga kombi shqiptar, të luftohen kudo dhe në çdo kohë, me çdo formë dhe mjet demokratik me rezistencë gjithëkombëtare.​
Lavdi dëshmorëve të atdheut!​
30 Qershor, 2020​

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...