Home / Lajme /

Skenari për anulimin e takimit Kosovë-Sërbi, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, u bë nga SHBA!
Është logjikë e thjeshtë! Kryeprokurori dhe prokurori i lëndës në Gjykatën Speciale janë amerikan. Kryeprokurori është i emruar nga Presidenti Donald Tramp! Bazuar në këto fakte, por dhe në faktin se aktakuza, ndaj Thaçit, Veselit dhe grupit tyre, është deponuar në Gjykatë më 24 prill 2020, jam e bindur se Skenari për anulimin e takimit Kosovë-Sërbi në Shtëpinë e Bardhë, i planifikuar të mbahet më 27 qershor 2020, është bërë pikërisht nga SHBA, një koordinim i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë, ku padyshim Richard Grenell dhe Presidenti Donald Tramp janë pjesë e Skenarit! Ndoshta duket pak sa absurd për ato që do pyesin: Si ka mundësi, takimi i caktuar nga Shtëpia e Bardhë të anulohet nga po Ajo!
Ja pse! Është vetëm një gabim në krejt këtë histori! Përfaqësuesi i Presidentit Tramp për ndërmjetësim në bisedimet Kosovë-Sërbi, Richard Grenell, ka caktuar datën e takimit, në Shtëpinë e Bardhë, për 27 qershor 2020 pa pasur njohuri se kundër Thaçit, Veselit dhe Grupit tyre ka aktakuzë të deponuar kohë më parë (24 prill 2020) në Gjykatën Speciale. Dhe, kur Kryeprokurori i Gjykatës së Speciale kupton se më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë duhet të hyjë Presidenti Thaçi, me aktakuzë të deponuar në Gjykatë dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, takim ky që padyshim do ishte një skandal me përmasa botërore, ku do drithte themelet e Shtëpisë Bardhe dhe jo vetëm, njofton Departamentin e Drejtësisë Amerikane nga të cilët pastaj, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Kryeprokurorin e Gjykatës Special dhe Prokurorin e lëndës, kanë hartuar Skenarin për parandalimin e Skandalit!
Pra, ajo që ndodhi dy ditë para Takimit, dhe u duk sikur ishte pa dijeninë e palëve në dialog, më rezulton se vetëm Thaçi dhe Kosova s’ka qenë në dijeni! Ndërsa edhe Vuçiq ka kuptuar në Moskë nga Putin sepse, mesa duket, nga kanalet e Tij, Putin ka qenë në dijeni të Skenarit Amerikan për anulimin e Takimit! Pikërisht këtë donte të thonte Vuçiq, pas takimit me Putin, se nga Ai ka kuptuar se “një ngjarje shumë e rëndësishme do ndodh, por se nuk mund ta thotë për shkaqe kofidenciale”! mh
Imazhi mund të përmbajë: 5 njerëz, duke përfshirëDardan Hoti, njerëz që qëndrojnë dhe kostum

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...