Home / Opinion / M’u dhimbs sonte presidenti Thaci.

M’u dhimbs sonte presidenti Thaci.

Se kildebilledet
Hashim Thaci përkullet para cetnikve serb te vrarë në luften prej UCK-së!
Shqiptar Oseku
M’u dhimbs sonte presidenti Thaci. Ishte arketip i njeriut te tradhtuar. Shihej qarte dyzimi i tij, midis deshires per te qendruar i denje dhe deshires per te thene fort se po akuzohet padrejtesisht. Pranimi i tij publik per percarjet dhe gabimet e pasluftes, ndonese i terthorte, me pelqeu. Me duket se presidenti sonte beri me ne fund nje impenjim per te luajtur rolin e vet kushtetutar, ate te kreut qe bashkon qytetaret ne kohe krizash.
Ishte hap i lavderueshem. Jemi vertet ne kohe krize. Mirepo kjo qe ai beri kete hap vec tash kur eshte vete ne rrezik ia ul disi vleren gjithe impenjimit. Kur kujtoj postimet fyese a-la Trump per oponentet e vet politike, te bera ne detyre zyrtare. Kur kujtoj akuzat me te cilat perballet, e akuzat tjera vendore per korrupsion. Kur kujtoj stilin ekstravagant te jetes se djalit te presidentit, te cilin ky e permendi ne ton te mallengjyer. Them se impenjimi i presidentit per bashkim tash ne dymbedhjete pa pesë ishte teper pak, teper vonë. Ai vete ka punuar zellshem qe bashkim te mos kete, as ne plan politik, as ne ate socioekonomik.
M’u dhimbs sonte presidenti Thaci, ashtu si i dhimbset njeriut edhe nje kundershtar tek e rrëzojnë dhe e përbaltin. Por me shume me dhimbset Kosova, te cilen presidenti Thaci e ka prure ne kete situate. Uroj te dale i pafajshem, per hir te vet, te familjes se vet, te shokeve te vet qe i kane ndenjur lojale nder vite, e mbi te gjitha per hir te shtetit fragjil te Kosoves. Por ne syte e mi ai do te ngele gjithmone fajtor pse pruri veten, e bashke me veten edhe ne tjeret, ne kete dite te zezë.
Imazhi mund të përmbajë: Shqiptar Oseku, jashtë

About admin

x

Check Also

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

  Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi June 23, 2020 Portali ...