Home / Opinion / Bytyçi: Aktakuza akt politik, erdhi pas prishjes së ekuilibrave ballkanik nga Rama-Vuçiç dhe Thaçi  

Bytyçi: Aktakuza akt politik, erdhi pas prishjes së ekuilibrave ballkanik nga Rama-Vuçiç dhe Thaçi  

29 Qershor, 2020

Studiuesi Enver Bytyçi nga studio e Abc News këtë të hënë ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë.

Bytyçi në fjalën e tij ka theksuar se kjo është një vizitë për të mbyllë ndonjë hatër mbetje në lidhje me përfaqësuesit e politikës në Kosovë.

Gjithashtu ai ka komentuar se qëllimi i Ramës është takimi në një tryezë i të gjithë liderëve politike, por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë pasi skema politike në Kosovë nuk është e njehsuar.

Ndër të tjera në lidhje me aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit, studiuesi  ka theksuar se ajo erdhi kaq shpejt dhe në një moment të papritur për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes tre liderve Vuçiç-Thaçi dhe Rama.

Nëse Rama Thaçi dhe Vuçiç nuk do të kishin prishur ekuilibrat ballkanik të gjeopolitikës ajo aktakuzë ndo të vinte por jo në atë ditë dhe pa u miratuar nga gjyqtari special. Por fakti që ato prishin ekulibrat për të nënshkruar një marrëveshje që krijonte një lëkundje të raporteve të rajonit me lëvizjen e zotit Grenell, dhe unë nuk e quaj aleat çdo përfaqësues në zyrat e ndërkombëtarëve. Ai ja veshi Boltonit, realisht lëvizjen e kufijve e ka thënë Vuçiç në fillim, pastaj Thaçi dhe Rama, ku Thaçi ka shkuar në Uashington për të takuar Bolton. Miqësia e Ramës, Thaçit dhe Vuçiç është formuar në një proces duke i thënë BE dhe Amerikës se ne do ta vendosim paqen në rajon bashkë. Një gjë të tillë e ka pasur sidomos Rama dhe Vuçiç, pasi Thaçi është futur më vonë. Por tashmë duket se një gjë e til;lë nuk është më realitet pasi zhbërja e një aleance është një tjetër kthesë që si fillim nxori jashtë loje Thaçin dhe më pas pritet që të jashtë loje të dalë Rama”, ka thënë Bytyçi.

Studiuesi ndër të tjera është shprehur se nga takimi i Parisit nuk pret që të ketë ndonjë zgjidhje në lidhje mes marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Nuk besoj se takimi i Parisit do të zgjidhë ndonjë çështje mes Kosovës dhe Serbisë, është e pamundur që bashkë me vendet e tjera të BE nëse nuk merr pjesë Londra dhe SHBA. Ndërkohë me këtë ecuri sipas përpjekjeve të mëdha të Moskës për të penguar anëtarësimin në BE nuk besoj se Aleksandër Vuçiç të dalë kundër një gjëje të tillë”, ka thënë ai.

About admin

x

Check Also

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

  Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi June 23, 2020 Portali ...