Home / Lajme / Albin Kurti e shpëtoi Kosovën nga copëtimi i metejshëm:Grenellit dhe Kosnetit u erdhi goja: Jemi kundër copëtimit të Kosovës!

Albin Kurti e shpëtoi Kosovën nga copëtimi i metejshëm:Grenellit dhe Kosnetit u erdhi goja: Jemi kundër copëtimit të Kosovës!

Falë rezistencës së tij, tani Grenellit dhe Kosnetit më në fund u erdhi goja:
Jemi kundër copëtimit të Kosovës!
Pse nuk e thanë para dështimit të takimit të Uashingtonit? Nēse nuk ishte e rëndësishme atëherë kur Kosova dhe bota ziente për këtë çështje, pse u bë e rëndësishme papritmas, tani, mbasi dështoi takimi i trumbetuar me aq pompozitet? Nëse atëhere heshtën sepse “dihej që Amerika është kundër”, tani flasin sepse nuk dihet te jetë kundër?! Apo tani flasin vetëm sepse dështuan?
Gjithsesi ky shpëtim është i përkohshëm. Sa të jenë faktor me ndikimi Thaçi, Vuçiqi, Rama dhe Grenelli, rreziku mbetet i pranishëm.
II.
“Shenzhen”?!
Vetë analogjia me modelin kinez “Shenzhen” është njëfarë copëtimi:
Kush është “Kina” në këtë rast? Kush e qeverisë “zonen Shenzhen”: Serbia? Kosova? SHBA? Të tria së bashku? Zona del jashtë sovranitetit të Kosovës dhe qeveriset ndërkombëtarisht? A nuk është ky një coptim “i maskuar” keq?
III.
Albin Kurti, duke e nxjerrë në lëndinë para popullit shqiptar dhe para gjithë botës lojën me territoret tona, e ka shpëtuar vendin nga copëtimi përkohësisht. E përsëris: sa kohë që mbajnë poste me pushtet politik Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiqi, Edi Rama dhe Richard Grenell, territoret shqiptare jane në rrezik. Sepse dështimi i përpjekjes së parë veç mund t’ua ketë shtuar inatin. Po për kaq kohë ne duhet të tregojmë vendosmërinë tonë kundër projekteve serbe për anksim të territoreve shqiptare.

About admin

x

Check Also

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

  Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi June 23, 2020 Portali ...