Shkruan: Avdi Ibrahimi
Në kurth ishte kapur bishti i një gjarpëri!
-Tregohet se një minush nga vrima e murit po shikonte se si fshatari me gruan e tij po ngre një kurth minjësh.
I trishtuar minushi doli në oborr për t’i paralajmëruar të tjerët se: -Në shtëpi është ngritur një kurth minjësh.
Bërtiste me zë të trishtuar minushi që ta dëgjonin të tjerët.
Gjeli ishte i pari që dëgjoi britmën e minushit, ai hapi krahët ashtu maje plehut e tha: -minush mbase kjo për ty është një çështje serioze, por kurthi i minjve asfarë dëmi nuk më shkakton mua.
Dhia ishte e dyta që dëgjoi, ndjeu keqardhje e tha: -më vjen keq minush, që nuk mund t’u ndihmoj në këtë rast, vetëm se do të lutem shum per ty.
Mëzati ishte i treti që dëgjoi për fatkeqësin e minushit e tha: -më vjen keq për ty, po kjo gjë mua as nuk më intereson.
Minushi u kthye në shtëpi i brengosur, mendoi gjatë, ai ashtu i vetëm duhej të ballafaqohej me fatkeqësin e kurthit të ngrehur nga fshatari.
Atë ditë, diku para mesnatës, brenda shtëpisë u dëgjua zhurma e kurthit. Gruaja e fshatarit dëgjoi zhurmën e nxitoi të shikonte se kush ka rënë në kurthë, në errësirën e natës nuk pa se në kurth ishte kapur bishti i një gjarpëri. Gjarpëri e kafshoi gruan e fshatarit, ajo u dërgua për shërim në spital, por u kthye me ethe në shtëpi.
Dihet nga mjekësia popullore se ethet trajtohen me sup të freskët gjeli, kështu fshatari mori thikën e doli në oborr dhe preu kokën gjelit.
Sëmundja e gruas u përkeqësua dhe filluan fqinj e miq t’i vinin në vizit fshatarit, për ti ushqyer vizitorët aitij iu dashtë të prente dhinë.
Por një ditë prej ditësh gruaja vdiq. Një numër i madh njerëzish i erdhën në funeral, ndërsa e pamja për ta ngushlluar atë zgjati gati dy muaj, kështu fshatari u detyra ta presë mëzatin për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për gjithë ata njerëz që i shkonin në ngushëlim.
Kështu minushi me trishtim po përcillte fatkeqësin e fshatarit nga vrima e murit të shtëpisë.
Gjithsecili nga njerëzit në jetën e tij kërkon ta gjej lumturin edhe pse asnjëri prej nesh nuk e dijmë se ku gjendet ajo. Megjithatë mbase një gjë është e ditur se lumturia jonë qëndron në lumturin e tjetrit. Gjithsecili nga njerëzit e di se jeta në tërësi nuk është parajsë, por nuk është e tëra edhe ferrë. Ndaj çdo njeri në mjedisin ku jeton, është i rrethuar nga një botë ku jetojnë gjallesa të ndryshme si ato të botës shtazore dhe ato të botës bimore. Këtu qëndron sekreti i një jete ku njerzit me veprimet e tyre vendosin se a duan të jetojnë të lumtur, pra vetë jeta na meson se lumturia jonë, suksesi jonë, krenaria jonë, mbarësia jonë, qëndron në faktin se atë të mirë, atë të mbarë, që duam për vete të duam edhe për tjetrin. Të gjithë neve na lidh nga diçka në jetë edhe suksesi edhe mossuksesi edhe lumturia edhe fatkeqësia, ndaj kur të na paralajmëron dikush për rrezikun që i kanosët nga tjetri ta ndihmojmë të mos i ndodhë fatkeqësia e ngrehur nga kurthet e pabesisë, urtia popullore thotë se: -kush ngrehë kurth për tjetrin, vetë bie në të.
Më 6 Shkurt 2016

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...