Home / Lajme / Gjykata Speciale ne Den Hag veproi!

Gjykata Speciale ne Den Hag veproi!

Gjykata Speciale i ngriti akuzat kunder dy vetave me pergjegjesi te larte shteterore dhe politike.
U akuzua Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.
Thuhet se aktakuza kunder Thacit dhe Veselit ka karakter politik. Ne c’fare mase eshte e tille dhe per cka mu ne prag te dialogut ne Vashington u ngrite eshte ceshtje qe kerkon analiza me koke te qete.
Jam i mendimit se ka konflikte te thella midis UE dhe SHBA-se mbi Ballkanin Perendimor, ketej edhe ndaj Kosoves dhe dialogut me shtetin kriminal serb.
Mirpe, kjo nuk eshte tema.
Gabimi qe nuk falet eshte vendimi i Kuventit te Kosoves per Gjykaten Speciale qe e votoi ne vitin 2015.
Ate bote ishte Thaci, kryesisht Thaci, qe bente presion dhe i detyroje deputetet e PDK-se, sepse LDK-a ishte gati per votim, te votojne ne Kuvend per gjykate.
U themelua kjo gjykate jashte cdo parimi dhe te drejte nderkombetare. Eshte rasti i vetem ne bote qe nje lufte e drejt gjykohet, ndersa agresori, krimineli dhe gjenociduesi serbomadh nuk pergjigjet.
Tash po i shohim pasojat.
Po akuzohet ushtaret me eminent te UCK-se. Komandantet dhe luftetaret e lirise po hedhen neper banka e te akuzuareve. Dhe, kjo perseri, vetem shqiptar.
Mua fare nuk me dhimset Thaci. Ai, Thaci a ike a mbetet, Kosova nuk ike.
Nuk kam fare nostalgji per Hashim Thacin, sepse eshte njeriu qe shkaterroi tere LPK-ne dhe UCK-ne, ndersa pas luftes, ne Kosoven shtet, rast pas rasti i beri deme te medha Republikes.
Por, natyrisht se me kete aktakuze pasojat jane te nduarduarshme. Jo per Thacin a Veselin, por per shtetin.
Ne mund te urrejme Thacin. Ca luajne daulle e ca kendojne per kere akt. Dhe, natyrisht kane arsyer.
Mirepo, kur akuzohen kreret e shtetit mendohet ne tere pushtetin shteteror se ka pikepamje te tilla te dyshimta!
Ne anen tjeter eshte anomali, qe Thaci te pergjigjet atje e jo para gjykatave te vendit, kuptohet nese ka kryer vepra penale, krime kunder njerezimit etj.
Ne kemi Vucicin kriminel te luftes, minister ne Qeverine e Milloshevicit, qe dhunoi dhe masakroi, kreu gjenocide mbi popullin shqiptar dhe nuk pergjigjet.
Eshte krimineli tjeter me damke, Dacic qe edhe sot bene propagande kriminale ndaj shqiptareve, pervec ne kohen e luftes, qe i perkrahte masakrat ne Kosove dhe nuk pergjigjet.
Padrejtesite jane te medha.
Natyrisht se thuhet se UCK nuk shqyrtohet ne Dene Hag.
Dhe, duhet thene se jo vetem ne Den Hag, po as ne Bruxel, as ne Paris e ne Berlin, as ne Moske a ne Vashington, nuk mund te shqyrtojne dhe te nxjerrin ndonje qendrim per UCK.
UCK eshte krijuar me mund dhe gjak te popullit shqiprar dhe vetem popullit te vete i pergjigjet.
Prandaj, kam deshire dhe shpresoj se me ne fund Thaci do te mbroi UCK-ne, shtetin dhe kombin shqiptar
Do isha shume i lumtur nese Veseli i del perball shtetit
I takon pernga pozita si President dhe ish-Kryeparlamenta qe ta kryejne kete detyre madhore kudo dhe kurdo qe eshte. Eshte detyre madhore e Presidentit dhe e Kryeparlamentarit t’ i dali zot shtetit, Republikes, luftes se drejte te UCK-se.
Pozita e Presidentit ka detyrime te medha shteterore dhe kombetare. Dhe, tash Hashim Thaci dhe Kadri Veseli kerkohet te dalin ne ball te kesaj gjykate
Nuk duhet te ikin nga pergjegjesit qe kane.
Sa i perkete demonstratave dhe protestave, duhet thene, se ato jane legjitime dhe mjete kryesore te nje demokracije ne fuqi. Askush nuk mund t’i ndali.
Por mire eshte qe ato te drejtohen ne mbrojtjen e vlerave te luftes se UCK-se dhe te shtetit te Kosoves. Demonstratat duhet te jene paqesore. Kursesi nuk duhet te jene demonstrata te karakterit te mbrojtjes se individeve dhe te dhunshme.
Keto nuk na duhen.
Gjithashtu, eshte koha kur Tirana dhe Prishtina kerkohet te koordinohen dhe bashkepunojne ne mes veti.
Jo per kete a ate individ, por per ceshtjen kombetare, per shtetet tona, per Shqiperine dhe per Kosoven.

About admin

x

Check Also

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

  Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi June 23, 2020 Portali ...