Home / Intervista / Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

Portali Autokton, ka realizuar një intervistë me veprimtarin Lebit Murtishi.Ai në këtë intervistë flet për shumë çështje që e preokuptojnë atë në lidhje me zhvillimet në trojet shqiptare.

Cila satirë do tu shkonte për shtati partive shqiptare?

Pyetjes tuaj i ka dhënë përgjigje Fan S. Noli me vargjet e famshme “Dhe Feriti faqe ndrron, Dje shante sot lëvdon”.

Cila ka qenë sfida më e madhe në jetë për ty?

Nëse mundohesh të këpusësh prangat e robërisë, gjithë jeta është një sfidë. Sidoqoftë, sfida mē e rëndë për njeriun është mosmarrëveshja, ose pamundësia për t’i bashkuar zemrat dhe grushtat me shokët në momente vendimtare. Dhe kur e ke parasysh që këto përçarje, në radhë të parë vijnē nga mungesa e arsimimit, ose keqarsimimit të përgjithshëm të popullit tonë, dhe se kjo gjendje nuk kapërcehet pa një proces kohor të caktuar, atëherë problemi të del si mal përpara. Këtë fenomen quaj sfidë mbi sfida unë.

Po momenti më i mirë?

Momenti më i mirë që më mbushi me emocione të papërsëritshme në jetën time, ka qënē dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare tê Kosovës në Nëntor të vitit 1998 në Llaushë të Drenicës.

 Në cilin rast do të dorëzohej Lebiti?

Kur nuk do kishte më nevojë për mua Nëna Shqipëri!

A do pranonit të ishit një kryetar komune apo gjithmonë një revolucionar?

As në Shqipërinë e lirë nuk do pranoja kurrfarë posti. Ndërsa për këto “komuna” që flasin ndonjë fjalë shqip, por mendojnë dhe veprojnë në “gjuhë” të huaja, nuk kam ndonjë përgjigje konkrete.

Kur je ndjerë më shumë i tradhëtuar?

Kur “udhëheqësit” e Ushtriaë Çlirimtate të Kosovës ndryshuan programin e luftës, dhe shpallën UÇK-në, si të ishte pronë private, ushtri të territorit administrativ tē Kosovës së copëtuar nga thikat e satrapëve, tito – rankoviq.

Kur përmendet fjala “hakmarrje” kush të vjen në mendje?

Avni Rustemi!

Çfarë mendimi keni për zgjedhjet pa zgjidhje në RMV?

Nuk ka mbetur gjë per të menduar, vazhdon tallja me dinjitetin e popullit shqiptar.

Më mirë një Lebit i ri apo i vjetër?

“Të dy” bashkë. Secila kohë ka bukurinē e vet.

Kujt i frikësoheni më shumë në jetë?

Tradhëtisë…

Muzikën, poezinë apo letërsinë shqipe ku e gjeni veten më shumë?

Që të tria ushqejnë dhe plotësojnë njëra _tjetrën. Nuk bëj dot pa asnjërën.

Si ndjehet një veprimtar, poet mbi të gjitha një mësues jasht kufive të Atdheut?

Si Lisi pa lëkurë…

Nëse Strugës do t’i duhej një emër tjetër si do ta emëronit atë?

Strugës secili emër që ka të bëj me shpirtin i shkon, por ajo më ka pushtuar zemrat e kombit si Strugë dhe nuk guxoj as të mendoj ndryshe, se kam frikë nga ndryshimet.

Politika apo Arti?

Politika është arti i së mundshmes thuhet. Nuk e kuptoj plotësisht se çfarë ka menduar autori i kësaj ”fabule”, por personalisht kam bindjen se politika është imponim i egër që lind nga një rrethanë e caktuar historike, ( e kam fjalën për veprimtaritë politike revolucionare, jo për politikat meskine që zhvillohen për interesa personale), ndërsa arti lind në çaste misterioze, qoftë nga një trofe i përkohshëm, qoftë nga një humbje e magjishme. Të përbashkët kanë, si dhimbjet personale ashtu edhe ato shoqërore, prandaj, shpeshherë, më shumë se dëshirë, marrin kuptime imponuese, si njëra ashtu edhe tjetra.

About admin

x

Check Also

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

  Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi June 23, 2020 Portali ...