Home / Lajme / Deputeti i VV’së: Amerika në dialog nuk është gjykatësi që e rrah çekiqin për fatin e Kosovës

Deputeti i VV’së: Amerika në dialog nuk është gjykatësi që e rrah çekiqin për fatin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë autoriteti kryesor që vendos për fatin e Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë.

“Roli i SHBA-ve është rol ndërmjetësimi dhe jo rol gjykatësi që e rrah çekiqin se si do të jetë fati i Kosovës. Është për keqardhje kjo qasje që mundohet ta mbulojë një të vërtetë. Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për këto bisedime, Richard Grenell, ka thënë se janë këtu për ta lehtësuar dialogun dhe për të arritur disa marrëveshje ekonomike. Nuk e ka rolin e autoritetit të lartë ose një gjykatësi që e rrah çekiqin për fatin e Kosovës”.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë problem SHBA-të, BE-ja ose procesi i bisedimeve, por vendorët tanë që po shkojnë atje pa agjendë, platformë të bisedimeve dhe pa u ditur temat që do të diskutohen. Ky proces është jotransparent dhe misterioz. Krejt çfarë kemi dëgjuar nga Avdullah Hoti është që ‘po shkojmë atje për t’ua dërguar Kushtetutën’”.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...