Home / Opinion / Von Cramon: Nuk ka pavarësi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, jam e zhgënjyer nga vendimi i saj

Von Cramon: Nuk ka pavarësi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, jam e zhgënjyer nga vendimi i saj

Viola Von Cramon

Nga;Mediana Halili

Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, ka thënë se  vendimi i fundit i Kushtetueses sa i përket formimit të Qeverisë së Kosovë po rrezikon ta dërgojë vendin në anarki.

“Duke pasur dy vendime të ndryshme, atë të 2014 dhe të 2020,  për një problem të njëjtë po e vendos vendin tonë në anarki. Ky është një vendim shumë i rrezikshëm, çka për një popull votimi është e drejta themelore e tyre. Për mua problemi qëndron se nuk kemi rregulla të reja për zgjedhjet e tjera”, tha ajo.

Këto deklarata ajo i ka bërë në Webinarin “Kosova: Kriza e qeverisë dhe mangësitë kushtetuese – një histori e pafund?”, të organizuar nga eurodeputetja Viola Von Cramon

Mushkolaj shtoi se bazimi i vendimit të Kushtetueses së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Moldavisë i ka bërë njerëzit shumë të nervozuar sepse Moldavia pas atij vendimi ka kaluar nëpër një situatë shumë të vështirë.

Sa i përket involvimit të Shteteve të Bashkuara në dialog, ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese ka thënë duhet të përmendet që Kosova është  pjesë e Evropës.

“Ne besojmë që është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në dialog por po ashtu duhet të përmendet që jemi pjesë gjeografike e Europës por edhe duam të jemi pjesë e Europës”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërsa ajo  ka shtuar se deputetët në Kosovë nuk mund të flasin me zërin e tyre për shkak se partia nuk do i lejojë të garojnë më.

“Deputetët e Parlamentit nuk i dinë të drejtat e tyre, sepse në partitë politike të tyre nuk e kanë zërin e tyre, sepse ata e dinë që nuk mund të flasin për shkak që nuk do t’i lejojnë të garojnë për zgjedhje”, ka thënë ajo.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, e ka parë si një manipulim potencial votën e Etem Arifit për Qeverinë Hoti.

Gjatë këtij diskutimi Von Cramon ka thënë se është e zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se ajo nuk ka një pavarësi në punën e saj.

“Nuk ka pavarësi dhe qartësi në Gjykatën Kushtetuese dhe jam e zhgënjyer nga vendimi i saj… Nuk mund të votosh kur je i dënuar, nuk mund të përfaqësosh popullin në Kuvend, këtu është një potencial i lartë për manipulim dhe kjo natyrisht i ka frustruar njerëzit. Do të shohim se sa do të zgjasë kjo Qeveri dhe pastaj qytetarët e Kosovës do të vendosin për kë të votojnë”, ka thënë Von Cramon.

Pjesë e këtij Webinari ishte edhe Constance Grewe, ish-gjyqtare dhe zëvendëskryetare e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe profesoreshë e të Drejtës Kushtetuese, ndërsa panelin e moderoi Andrew de Munter, zyrtar desku në BE për Kosovë.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...