Home / Të ndryshme / NEGOCIATAT FILLOJNË SOT: KOSOVA ËSHTË SFIDA MË E MADHE E EVROPËS

NEGOCIATAT FILLOJNË SOT: KOSOVA ËSHTË SFIDA MË E MADHE E EVROPËS

/ Nga arkivat- shtypi danez. diplomacia.dk/

Ë SOT: KOSOVA ËSHTË SFIDA MË E MADHE E EVROPËS


Padurimi dhe shqetësimi vlojnë në Kosovës, fati i të cilës edhe njëherë do të diskutohet. Pakica është ajo që besojnë se këto bisedime do të mbarojnë me ndonjë farë marrëveshje – kurse në prapaskenë forcat nacionaliste qëndrojnë të gatshëm për luftë.

Fati i Kosovës mund të vendoset në burg shtëpiak

Udhëheqësi studentor , Albin Kurti, ka qenë i burgosur politik në Serbi. Aktiviteti i tij për një Kosovë të pavarur, është ferrë në sy për udhëheqjen e OKB-së, të cilët e kanë futur atë në burg shtëpiak. Analistët thonë se lëvizja e tij (A.K.) mund të vendosë ardhmërinë e Kosovës.

Shkruan: Thomas HJORTSO

BURG SHTËPIAK

Prishtinë – Brenda në hyrje të banesës takon një polic. Ai është i sjellshëm dhe tregon se në cilin kat jeton Albin Kurti. Polici, edhe ashtu, duhet ta dije këtë. Polici rrinë aty për të siguruar që Albin Kurti nuk do të ik ndokund. Aktivisti shqiptaro-kosovar na e hap derën. ”Faleminderit që ti vjen e ma thyen izolimin,” thotë i shumë pëmenduri – Albin Kurti. Ai mund të pranojë vizita, por nuk mund ta lëshoje banesën e tij 60 m2.

        ”Mua, as nuk më lejojnë të dal poshtë e të thith pak ajër të pastër. Ose të blej gjera për veten. Fatmirësisht vjen vëllai im dhe blen gjera për mua, njëkohësisht përgatit ushqim”.

Që nga demonstrata e muajit shkurt, ku dy demonstrues u vranë nga plumbat e gomës, Albin Kurti ka qenë i burgosur, ose në arrest shtëpiak. Ky është arresti i tretë i tij shtëpiak. Dy demonstruesit u qëlluan nga policë rumunë, në shërbimin e OKB-së. Shumëçka tregon se policët qëlluan me gomat e tyre për së afërmi dhe se ata si shënjestër kishin kokat e tyre. Ata plumba gome ishin, si duket, të modelit të vjetër dhe nuk përdoren më. Rumunëve, që nga ajo kohë, u është lejuar që të lëshojnë Kosovën. Një prokurore në Kosovë ka vlerësuar se policët kanë kryer një veprim kriminal, porse mungojnë dëshmitë për policët individualë.

Mes tjerash, Albin Kurti akuzohet se ka udhëhequr një demonstratë të dhunshme. Ai këtë e refuzon dhe shton se demonstrata u bë e dhunshme, atëherë kur policia filloi të gjuajë ndaj demonstruesve. Këtë e refuzon udhëheqja e OKB-së, e cila thotë se gjendet një videoklip, ku Albini thirret për sulm. Demonstrata ishte drejtuar kundër planit të ndërmjetësuesit finlandez të OKB-së, Martti Ahtisaarit, për një pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës. Albin Kurti dhe lëvizja e tij për Vetëvendosje mendojnë se ky plan i jep tepër të drejta Serbisë.

I burgosur në të kaluarën

Albini na tregon dhomën e ndejës, aty është një sofa me ngjyrë të kaltër e modelit paksa të vjetër. Muret janë të ngjyrosura me ngjyrë të freskët kajsie. Banesa është e mobiluar në mënyrë spartane, por aty, s’ ka dyshim se ai i ka të gjitha që i duhen – përveç lirisë. Banesa i ngjanë një banese tipike të betonit nga koha e Jugosllavisë në vitet 1960-ta, afër qendrës së Prishtinës. ”Jo marrëveshje!” mund të shohësh gjithkund nëpër betone të nënshkruar nga Lëvizja për Vetëvendosje. Është diçka absurde që ai është i burgosur mu në këtë beton të Jugosllavisë, nga e cila ai më shumë mund luftojë që ta nxjerrë Kosovën që këtej.

Albin Kurti është 32 vjeç, por qysh në mesin e viteve 1990-ta organizonte demonstrata studentore kundër regjimit të Serbisë. Me pas ai u largua nga politika e tij jo e dhunshme, dhe iu bashkua ushtrisë kryengritëse të UÇK-së. Gjatë bombardimeve të NATO-s, ai u mor rob në prill të vitit 1999 dhe serbët e hodhën atë në burg.

“Ata më rrahën – fillimisht çdo ditë. Na jepnin veç pak bukë, edhe atë një herë në ditë. Gjatë disa javëve unë humba 30 kg. në peshë,” tregon ai. Serbia e mbajti atë në burg 2 vjet e 7 muaj – shumë gjatë pas mbarimit të luftës, dhe shumë më gjatë pasi që regjimi i Millosheviqit ishte rrëzuar.

Që nga kthimi i tij në Kosovë, Albin Kurti ka demonstruar kundrejt OKB-së dhe udhëheqjes së saj në Kosovë. Ai donë pavarësi të plotë për Kosovën dhe donë ta largojë sundimin formal të Serbisë ose udhëheqjen e OKB-së, të cilën ai e sheh si udhëheqje kolonizatorë. Ai, poashtu është kundër atij plani të Ahtisaarit, i cili e zëvendëson regjimin e OKB-së me përfaqësuesin e EU-së, i cili do ta këtë fjalën e fundit sa i përket përzënjes së ministrave dhe të mos pranojë ligjet që zgjidhen në kuvend.

”Para pak kohe erdhën disa diplomatë nga një vend i EU-së. Ata më pyetën se pse unë e dua këtë sovranitet dhe më treguan mua se, vendi i tyre e kishte parkuar një pjesë të sovranitetit të tyre në Bruksel. Unë iu përgjigja atyre: Mirë na jepni ju neve pavarësi të plotë, dhe më pas edhe ne do ta parkojmë një pjesë të sovraniteti atje në EU.”

Karizmatik

Pa Albin Kurtin Lëvizja Vetëvendosje nuk është asgjë, tregojnë analistët lokal. ”Ai është karizmatik dhe ka potencial”, thotë Shkëlzen Maliqi.

Një analist tjetër, ish redaktori i gazetës Express, Dukagjin Gorani, mendon se Albin Kurti dhe Lëvizja e tij, nëpërmjet demonstratave dhe protestave të tyre, mund ti ofrojnë Kosovës pavarësinë, pasi që Perëndimi nuk do të ketë zgjidhje tjetër, nëse më shumë njerëz do të dilnin në rrugë. Kjo mund të ndodhë, pas rundit të fundit të bisedimeve, të cilat priten me dështim në dhjetor. Udhëheqja politike e Kosovës mendon se më pas Kosova do ta fitoje pavarësinë. Këtë ShBA-të ua kanë premtuar – por duke mos u caktuar ndonjë datë.

Por Albin Kurti nuk u beson këtyre premtimeve. Ai mendon se bisedimet edhe më pas do vazhdojnë. ”Shokët tanë nuk janë aq ithtarë të forte të një Kosove të pavarur, se sa që janë kundërshtarët tanë kundër mëvetësisë sonë”, thotë ai me një retorike të ngjyrosur. Gjatë vizitës së “Informacionit” (gazetë daneze) atje, ai citon disa filozofë francezë si Michel Foucault dhe Oierre Bourdieu.

Por edhe ai si çdo intelektual tjetër i Ballkanit e shfrytëzon talentin e tij për të gjetur teoritë konspirative. P.sh. në një artikull shkruan se nëse Serbia ”do të hynte në Kosovë, ai do të ndodhte në një formë lufte blic brenda disa ditëve.”

Edhe pse të dy analistët i japin rëndësi të madhe atij, gjithashtu janë të lodhur nga ai dhe qëndrimi i tij refuzues ndaj bisedimeve. ”Është e domosdoshme për një kompromis për të fituar një shtet,” thotë Shkëlzen Maliqi. Dukagjin Gorani mendon se paraqitja e planit të Ahtisaarit nga Albini është në masë të madhe e dyshimtë. Albin Kurti mendon që serbët në Kosovë fitojnë aq shumë vetëqeverisje, saqë ajo i përgjigjet sikur të heqësh një pjesë të madhe të Kosovës.

Ai thotë se qëndrimi i tij në burgjet e Serbisë e ka detyruar atë që të futet gjithnjë e më shumë në punë me politikë.”Unë s’kam asgjë ndaj serbëve, por kam mjaft ndaj Serbisë”, thotë ai. Edhe shqiptaro – kosovarët ndonjëherë e humbin durimin me atë. Kur plani i Ahtisarit u paraqit në fillim, thoshte se vetëm serbët dhe Albin Kurti janë kundër këtij plani. Por pakënaqësia zien, dhe këtë pakënaqësi Albin Kurti dhe organizata e tij mund ta shfrytëzojë.

Përpara duhet çështja e tij të dalë para gjyqit. ”Më kanë thënë se rasti im do të dalë dikur në vjeshtë. Më 12 shtator skadon arresti im shtëpiak dhe deri më atëherë gjyqi duhet të vendosë se çka duhet të ndodhë”, thotë Albin Kurti, i cili gjithashtu ankohet se është marrë në pyetje rreth një orë e gjysmë, gjithsej që nga ajo demonstratë fatale e shkurtit.

Zëdhënësi i OKB-së në Kosovë nuk donë ta komentojë këtë akuzë, përderisa bëhet fjalë për një rast në fjalë. ”Por unë mund t’ ju siguroj që një akuzë e tillë në një vend tjetër do të rezultonte me një burgim”, thotë zëdhënësi, Alexander Ivanko.

”Prandaj vetëm prokurorët ndërkombëtarë dhe gjykatësit mund ta shqyrtojnë çështjen time. Vendorët duan të më lirojnë”, thotë ai, i cili më tutje na tregon se zyrtarët atje e kanë karakterizuar atë me një kategori të burgosurish A – më i rrezikshëm.

”Ata mundohen të më qetësojnë mua. Unë nuk do të qetësohem kurrë”, thotë Albin Kurti. Ai falënderon për vizitën. Poshtë, në hyrje të banesës, tani janë bërë dy policë. Njëri prej tyre lexon gazetën, ndërsa tjetri rri mbështetur në mur.

    (Gazeta daneze „Informacion“)

    Nga gjuha daneze e përktheu: Xhemil Zeqiri

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...