Home / Opinion / Armend Muja: Pas rrëzimit të Albin Kurtit, ky është ofendimi i dytë që i bëhet vullnetit të zgjedhësve me 6 tetor?

Armend Muja: Pas rrëzimit të Albin Kurtit, ky është ofendimi i dytë që i bëhet vullnetit të zgjedhësve me 6 tetor?

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas votës kundër të Vjosa Osmanit në për formimin e Qeverisë Hoti ka marrë masa kundër saj.

Letra i është drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Aty u theksua se vendin e Osmanit do ta zë kryeministri, Avdullah Hoti.

Sot kishte reagime të shumta për shkarkimin e Vjosa Osmanit, po ashtu reagoi edhe analisti i njohur Armend Muja.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vjosa Osmani: Isa Mustafa ka propozuar shkarkimin e Znj.Osmani me arsyetimin se ka shkelur nje pike te statutit qe nuk lejon votimin kunder partise. Nuk kam dyshim qe LDK e miraton kete propozim. Eshte histori qe po perseritet. Por, shkelja e vendimeve te LDK-se ka ardhe nga z.Mustafa.

Sa me kujtohet ishte vendim dhe deklarim i LDK-se se nuk ka koalicion me PAN dhe kurre me me Presidentin Thaci. Ne fund, u shkelen te dy vendimet dhe premtimet e partise. Pra, nuk ishte e mjaftueshme te grabitet vota e znj.Osmani e ti kaloj z.Hoti por edhe te shkarkohet nga pozitat drejtuese ne LDK?.

Ky vendim ka ardhe per disa arsye: (a) si kompenzim ndaj z.Thaci, i cili ishte me meritori per krijim e Qeverise Hoti (b) si parapergatitje per rizgjedhjen e z, Thaci President dhe (c) per te shuar te gjithe zerat kryengrites para leshimeve ndaj Serbise.

Pas rrezimit te Albin Kurti, ky eshte ofendimi i dyte qe i behet vullnetit te zgjedhesve me 6 tetor. Mos jini ka gezoheni pak si shume?

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...