Juristja e njohur e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani të shkarkohet nga pozitat udhëheqëse të LDK-së.
Kusari ka thënë se gratë e kanë vështirë të përparojnë në Kosovë.“Gratë e kanë vështirë me përparu në shoqërinë tonë shtypëse. Edhe kur ato, me zgjuarësinë dhe mundin e tyre arrijnë të përparojnë, siç e kemi shembullin e Vjosa Osmanit, dalin burrat si Isa Mustafa & co. që mundohen me e pengu dhe kontrollu karrierën e saj politike”, ka shkruar Kusari në Facebook.
Sipas saj, kjo ka ndodhur pasi që Vjosa nuk i është nënshtruar askujt.“Sepse duke mos iu nënshtruar askujt, Vjosa e bën Isën dhe burrat e tjerë të LDK-së të duken ashtu siç janë, politikanë të dobët. Turp për LDK-në dhe turp për secilin burrë që voton kundër Vjosës.
Mustafa këtë e ka kërkuar përmes një letre të cilën e ia ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij,në të cilën ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozitën e nënkryetarit në vend të Vjosa Osmanit.