Home / Lajme /

 

 

 

Billedforhåndsvisning

Kur punoja në bibliotekë, lexuesit kërkonin poezi për të lexuar, atëherë ua jepja Dritëro Agollin, kur kërkonin roman, ua jepja Ismail Kadarenë. Mirëpo kur thoshin që i kanë lexuar, atëherë ua jepja shkrimtarin, Moikom Zeqo, që po ngjitej shkallëve të shkencës shqiptare. Për t’u shërbyer me enciklopedi, duhet kohë dhe mund, të gjitha i kishte me vete i Moikom Zeqo. Ai ishte një enciklopedi e gjallë. Atë që bëri shkrimtari enciklopedist i kohës antike, Plini, e bëri sot Moikom Zeqo me thesarin e tij letrar në shërbim të shkencës bashkëkohore. Nuk ishte pilot, por ishte navigator, dhe me tejqyrë zbulonte ishujt e muzës shqiptare. Poeti gjerman, Bertolt Breht, thotë nëse ne nuk bëjmë punë madhështore, kemi vdekur, prandaj Moikomi me punën që ka bërë, nuk ka vdekur. Ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit dhe shkencëtarit të madh shqiptar!

Beqir Elshani

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...