17 Qershor 2020

Deputetja e Lëvizjes vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak ka thënë se pa pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit nuk ka marrëveshje me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Pacolli që ishte pjesë e takimit të sotëm me Lajçak tha se ekipi i tij janë marrë vesh që me Vetëvendosjen t`i shtojnë kontaktet.

Sipas saj, VV-ja ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve pasi siç tha  ajo qeveria aktuale nuk është kredibile, njofton Klan Kosova.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak po qëndron për vizitë treditore në Kosovë ku gjatë ditës së sotme po zhvillon takime me liderë partiakë.

Të martën, zyrtari evropian u prit në takime të ndara nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.