Home / Lajme / Akademik Mehmeti:Libër historie, Maqedonia Veriore, Sofje, 1906!Kjo është Maqedonia e ditëve tona!

Akademik Mehmeti:Libër historie, Maqedonia Veriore, Sofje, 1906!Kjo është Maqedonia e ditëve tona!

Maqedonia Veriore e krijuar nga Marrëveshja e Prespës ka ditëlindje të njëjtë me partinë OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE)!

NGA KALENDARI HISTORIK

Datës 17 qershor, në kalendarin historik do t’i shtohet edhe një ngjarje e rëndësishme, tepër e veçantë për rrethanat ballkanike, me nënshkrimin e Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë.

Rastësi, apo punë diplomacie, janë edhe dy ngjarje të rëndësishme për Maqedoninë që lidhen me këtë datë:

1. Më 17 qershor 1939 është lindur në Bruklin të Nju Jorkut, diplomati amerikan Matthew Nimetz, i cila si ndërmjetës i OKB-së i ka udhëhequr negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë në kontestin për emrin e shtetit. Pas kësaj marrëveshje ai do të shkojë në pension, duke e përfunduar me sukses karrierën e tij të bujshme diplomatike.

2. Më 17 qershor 1990, në prag të pavarësimit të Republikës ish jugosllave të Maqedonisë (1991), është formuar partia nacionaliste maqedonase, OBRM – PDUKM (VMRO-DPMNE), si trashëgimtare e organizatës së fshehtë me emët të ngjashëm (me akronimet: VMRO – TMRO – VMORO – MRO etj.), e themeluar më 1893 në qytetin e Selanikut, i cili atëkohë ka qenë nën Perandorinë Osmane. Përndryshe, kjo parti politike ka qeverisur në periudhë më të gjatë në Maqedoni, nga viti 1991 deri më 2016, ndërsa me politikat e saj është dalluar si parti antishqiptare dhe kundërshtare e përbetuar për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit me Greqinë.

 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...