Home / Lajme / Vetvëndosje po e thyen rekordin e nënshkrimeve për peticion

Vetvëndosje po e thyen rekordin e nënshkrimeve për peticion

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi në një postim të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se deri më tani janë mbledhur 236 mijë nënshkrime të peticionit të VV-së “Duam Zgjedhje”.

Ai ka thënë se “236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë genjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propaganda”.

Ky është postimi i plotë i tij:

236 mijë nënshkrime kundër qeverisë ilegale të Thaçit, të pas mesnatës për të bërë një qeveri që nuk u zgjodh asnjëherë nga vota, edhe atëherë kur kandiduan për kryeministër edhe tani me 6 tetor nuk i votuan për të qeverisur!

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë për të hapur sytë me gisht atyre që në emër kinse të demokracisë e vjedhin vullnetin demokratik të qytetarëve!

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, kundër vendimit të falsifikuar të gjykatës kushtetuese për dekretin jokushtetues të presidentit shpifës!

I kujt është ky shtet? -nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnates dhe njeriut që ka vendim të prerë- denim nga gjykata, kjo qeveri e Thaçit është për të financuar ndarjen dhe për të mbuluar sistemin e krimit dhe korrupcionin, favoret per pseudo- gazetarët e portalet e yelloë press dhe kontratat e lobimit.

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë genjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propagandë.

236 mijë dhe vazhdojmë bashkë sepse jemi shumë e të pandalshëm.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...