Veton Surroi, a Kosovo opposition leader, talks to an Associated Press writer in London, Wednesday, Sept. 19, 2007. A top ethnic Albanian negotiator declared major talks about Kosovo’s future to be irrelevant Wednesday, saying Kosovo would be independent soon _ regardless of international efforts to resolve questions about its political status. (AP Photo/Sang Tan)

Publicisti Veton Surroi ka thënë se tash nuk janë kohërat më të mira për të zhvilluar negociata me Serbinë. Sipas tij, Kosovës i duhet konsensusi shoqëror dhe në fazën e re të dialogut të hyjë më e fuqishme. Ai konsideron se në dialog Serbia po hyn me fuqi të plotë e Kosova jo.

“Kemi një shpërputhje të fuqisë, Serbia hyn me fuqi të plotë. Pasi të mbarojnë zgjedhjet, është e pritshme që Vuçiq të ketë përkrahje mbi 50 për qind të votuesve. Padyshim është forca kryesore në Serbi dhe ka mundësi të vendimmarrjes. Në Kosovë s’kemi fuqi të tillë politike. Do të ishte me mend në proces negociator të krijohet një lloj konsensusi shoqëror. S’shoh shumë hapësirë për këtë, meqenëse kemi dalë prej një konflikti politik dhe formimit të qeverisë ashtu siç u formua. S’janë kohërat më të mira për të zhvilluar negociata dhe këtë duhet marrë si handikap”, ka thënë ai.Surroi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka uzurpuar procesin e dialogut. Ai ka thënë se Thaçi nuk ka aftësi për të udhëhequr procesin e dialogut.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/