Home / Të ndryshme / SHKËLQIM NË KËRKIM!

SHKËLQIM NË KËRKIM!

Billedforhåndsvisning

Linda Molishti

E kërkoja, e kërkoja, e kërkoja, ​
O sa shumë, e kërkoja si e marrë!​
Atë yll drite, që prej shekujsh s’e kisha parë?! ​
Papritur, dridhjet pushtuan kraharorin​
tim.​
Vallë, në ëndërr jam, apo në​
thellim-mendim!?!?​
Nga ky zgjim, diellor ngashërim!?​
Dy shpirtëra, si dy lule të pastra, ​
të ftohura nga vesa e Tetorit! ​
Që pushojnë të “heshtura”…, ​
Pranë e pranë, njera tjetrës?!​
Dikur, lumturinë koha ua mori.​
Disi shokuese, ​e pakuptueshme,  e valë….​
Një tërmet, ”tronditje…”, i zgjoi  petalet, ​
Vërshuan, u realizuan idealet!….​
Vite të fshikulluara idhshëm, ​
Nga kamxhikët e kohës, të lënduar,​
Të plagosura, mërgimtarët e jetës!​
Miliona rreze ngrohtësie,​
Në tokën arbërore rrodhën,​
Nga burimet e thella shpirtërore,​
Si dy  zoq të trembur,​
U shfaqën në horizonte!.. ​
Dy buzëqeshje  u drodhën,​
Në buzët tona?!?!​
Të lumtur u përqafuam. ​
E vijat e ballit, tinëzisht dëshmuan….​
Tmerrësisht, ishim plakur!..​
Ecëm në sheshet, dalëngadalë.​
E, lumturinë e befasishme e shijuam.​
Bisedën e këndshme miqësore,​
Si valë deti, vazhduam!… ​
Triumfuam, mbi kohën mizore,​
E shkelëm mërzinë!…. ​
Ecëm përpara, ngadhnjimtarë,​
Me buzëqeshje, u ndamë krenarë.​
2) PSE KËSHTU?! ​
 ​
Besova se, papritur ndodhi mrekullia, ​
Po ndodhë diçka e bukur, sa vet çiltëria…​
Këtë dhuratë sot, zor ta fitojë njerëzia,​
Vallë, mos u mashtrova nga shpresat e mia?!​
Besova s’e dhimbjet e thella të jetës,​
Ato, do të shëroheshin nga sinqeriteti juaj. ​
Është dhimbje vërtet, kur merr goditje atje ku se pret, ​
Nga një mike i veçantë, të të shuhen ëndĕrrat si qiri në duar. ​
Unë trishtohem, pse ndodhi kështu, s´dua të pajtohem.​
Nuk mund të ndryshoj “globin”, as spiralet e mashtrimeve, ​
Nga lajkat e dështimeve, në marrëzitë apo hilet tua.​
Kot se jam e sinqertë e pastër si loti, edhe po të dua…​
 ​
Fjalën e dhamë dikur, dhimbjet tona t’i groposnim dikund,​
Humnerave o në valët e detit idhnak; tani të gjitha dhimbjet e botës. ​
Në këtë natë me stuhi përjetimesh, uroj të jenë veç stralle keqkuptimesh,
në hapësirat e pafund të kohës.​
Eh! Mbi ne shqetësimet u trazuan, si peshkaqenët vërshuan​
drejt nesh, na sulmuan.​
U mundova, jo rrebeshet tua s´i ndala dot?!…​
Mendoja, është e kot që, zemrën time të pastër dhe sublime,​
Të më kuptojë kush tjetër, mikja ime e vjetër.​
Ani, po ndeshem me dhimbjet, si nga lindja e dështuar lehonë,​
Përsëri mbetem si gjithmonë fortesë me qëndresë. ​
Ah! Shpirtërore binjakja, s’do  t´më gjej dot,​
Askund në botë, as në amshim, herët as vonë…​
Ty moj mike-anemike, mos u trishto nga vargjet tehe thike, ​
As nga vitet e rinisë, që s´i shijuam siç dëshiruam ngahera…​
Edhe pse muret e shpirtit tim kala, m’i rrëzove si dikur,​
Ne të dyja, nuk meritojmë vuajtje të tjera. ​
Unë dhe mundem të të falë, sepse kemi një të lartë ideal.​
14.06.2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...