Home / Opinion / Smaka: Nëse Etem Arifi Ka Qenë I Dënuar Mbi Një Vit, Vota E Tij Nuk Vlen Dhe Vendimi Për Formim Të Qeverisë Është Juridikisht I Pavler

Smaka: Nëse Etem Arifi Ka Qenë I Dënuar Mbi Një Vit, Vota E Tij Nuk Vlen Dhe Vendimi Për Formim Të Qeverisë Është Juridikisht I Pavler

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për siç thonë anti-kushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifit për Qeverinë Hoti.

Lidhur me këtë ka folur njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.

Ai ka thënë se nëse GJK vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Smaka ka theksuar se tashmë gjithçka varet nga vendimi i Kushtetueses, dhe se vendimi i marrë në seancën e 3 qershorit, për zgjedhjen e Qeverisë mund të shpallet juridikisht i pavlerë, nëse deputeti Arifi nuk ka mandat.

“Varet krejtësisht nga vendimi që do ta miratojë Gjykata Kushtetuese. Ndryshe, deputeti kur dënohet mbi një vit, ai e humb cilësinë e deputetit. Unë nuk e kam të saktë këtë fakt për shkak se nuk e kam dosjen e tij por në bazë të shenjave, nëse ka qenë i dënuar mbi një vit, ai person nuk ka mundur të votojë, sepse nuk e ka pasur cilësinë e as mandatin e deputetit, prandaj vota e tij do të ishte nule. Nëse do të ishte nule, do të dilte se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe kjo do ta implikonte këtë konsekuencën tjetër, që do të trajtohej vendimi nul, juridikisht i pavlerë” tha Smaka për Telegrafin.

Smaka tha se procedura është shumë e rëndësishme, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkelje juridike ndërsa shtoi se në përgjithësi në Kosovë mungon kultura e disiplina juridike.

“Synimi është që të punohet sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe nëse do të punohej dhe veprohej sipas saj nuk do të bëheshin shkelje në procedurë, sepse shkeljet e procedurës shkaktojnë shkeljet juridike materiale, ato quhen shkelje juridike formale të procedurës. E procedura është shumë e rëndësishme, prandaj shpesh autoritetet tona i neglizhojnë këto gjëra. Ndër të tjera është shkelje edhe kur Presidenti dhe ish-kryeministri i shkojnë një deputeti pas mesnate dhe i thonë sesi të votoj, që është në kundërshtim me Nenin 70 të Kushtetutës, neve në përgjithësi na mungon edhe kultura edhe disiplina juridike. Kjo është çështje serioze dhe pushteti është institucion serioz e jo organizatë jashtë qeveritare”, tha Smaka.

Kuvendi i Kosovës më datë 3 qershor, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim votoi për Qeverinë Hoti. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë, përfshirë këtu edhe deputetin e Etem Arifi.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...