Home / Lajme / Qeveria e Hotit, njëjtë me suprimimin e autonomisë së Kosovës me 1989!

Qeveria e Hotit, njëjtë me suprimimin e autonomisë së Kosovës me 1989!

Deputetja Mimoza Kusari Lila, që vjen nga Alterantiva dhe pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së e ka krahasuar Qeverinë e Avdullah Hotit me momentin kur Koosvës iu suprimua autonomia.

Në një psotim në Facebook, deputetja Mimoza Kusari Lila tha se Qeveria e re varet nga Lista Serbe.

Ky është postimi i saj:

Me 23 mars 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974 me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Me 3 Qershor, 2020, në Kuvendin e Republikës sē Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, tentohet të votohet Qeveria e Thaçit me urdhërmarrësin Avdullah Hotin e LDK-së, ekzistenca e të cilës varet në tërësi nga Lista Serbe, duke e vënë kështu funksionimin e Qeverisë së re të Kosovës në vullnetin e Aleksandër Vuçiçit.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...