Home / Lajme / Pas akuzave të Bahtirit të mblidhen faktet, të fillojnë procedurat kundër Hashim Thaçit

Pas akuzave të Bahtirit të mblidhen faktet, të fillojnë procedurat kundër Hashim Thaçit

Pas akuzave të Bahtirit të mblidhen faktet, të fillojnë procedurat kundër Hashim Thaçit
Pas akuzave të Bahtirit të mblidhen faktet, të fillojnë procedurat kundër Hashim Thaçit

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 “Pra, rasti i tillë i Bahtirit ndaj Thaçit duhet të shqyrtohet kryesisht në gjykatën kompetente penale. Rasti është i rëndë. Por, kërkohet që Bahtiri të vepron dhe të paraqet kallëzimin penal në gjykatë. Kjo e hapë procedurën ndaj Hashim Thaçit dhe gjykata vendosë për vepër penale të kryer. Kërkohet guxim nga z. Bahtiri. Vetëm gjykata është kompetente në rastet e tilla të rënda”.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri nuk po ndalet, ai po vazhdon të denoncon hapur, madje edhe nën betim Presidentin Hashim Thaçi, për plani për ndarje, të cilin thotë se ja ka prezantuar dhe propozuar atij, madje duke i ofruar përfitime personale, nëse do ta pranonte dhe angazhohej për ta promovuar atë.Këto deklarime të vërtetohen sepse janë serioze dhe nëse ka fakte Presidenti të shkarkohet dhe përgjigjet penalisht.

“Rasti i z. Bahtiri është shembull adekuat për organet e ndjekjes dhe për organet e shtetit që të fillojnë procedurën për shkarkimin dhe për hapje të procedurës penale sipas Kodit penal të Kosovës. Në rastin e tillë janë dy mënyra për të u marr me Hashim Thaçin organet e shtetit. Por, para kësaj, i kërkohet Bahtirit që të paraqes me shkrim gjendjen dhe ti kryej dy veprime konkrete. Me këtë kuptohet se Bahtiri duhet ti dërgoj Kuvendit të Kosovës tërë materialin që disponon, me dëshmi dhe fakte dhe së dyti, të paraqes kallëzim penal tek Prokuroria Speciale për vepër penale. Në rastin e parë, Kuvendi kërkohet të thirri seancë të jashtëzakonshme dhe të debatoje për faktet e tilla dhe të votoj. Por, rastin e tillë mundet një grup parlamentar me shkeljet e tilla të ia dërgoj Gjykatës Kushtetuese për sigurim dhe nëse konstatohen shkeljet përsëri të votohet në Kuvend shkarkimi.

Shteti i Kosovës të kthehet me sy e vesh nga mërgata shqiptare

Në rastin e dytë, Prokuroria shqyrton pavarësisht nga Kuvendi rastin dhe nëse konstaton çështjen e tillë e ngritë aktakuzën penale pranë gjykatës kompetente dhe bëhet shqyrtimi i veprës. Dënimet janë këtu shumë të rënda. Ajo shkon deri në burg të përjetshëm nga 10 vite burg. Pra, rasti i tillë i Bahtirit ndaj Thaçit duhet të shqyrtohet kryesisht në gjykatën kompetente penale. Rasti është i rëndë. Por, kërkohet që Bahtiri të vepron dhe të paraqet kallëzimin penal në gjykatë. Kjo e hapë procedurën ndaj Hashim Thaçit dhe gjykata vendosë për vepër penale të kryer. Kërkohet guxim nga z. Bahtiri. Vetëm gjykata është kompetente në rastet e tilla të rënda”.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...