Home / Lajme / Flet njeriu që e bombardoi Serbinë për 78 ditë me radhë, uron kosovarët në përvjetorin e çlirimit

Flet njeriu që e bombardoi Serbinë për 78 ditë me radhë, uron kosovarët në përvjetorin e çlirimit

Kosova sot ka festuar 21 vjetorin e çlirimit nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Hise për lirinë e Kosovës, përveç Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë edhe miqtë e shumtë të Kosovës në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vendosen të bombardojnë caqet e ushtrisë serbe, për të mundësuar çlirimin e Kosovës dhe kthimin e mijëra kosovarëve në shtëpitë e tyre.

Në këtë 21 vjetor të çlirimit të Kosovës, për Gazetën Express ekskluzivisht ka folur gjenerali i Ushtrisë Amerikane, Wesley Clark, i cili ka komanduar forcat e NATO-s përgjatë bombardimeve ndaj Serbisë të cilat zgjaten 78 ditë dhe që rezultuan me dorëzimin e Sllobodan Millosheviqit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës.

Clark ka uruar të gjithë kosovarët duke thënë se 12 qershori është një ditë e paharruar.

“Uroj të gjithë popullin e Kosovës në këtë ditë të paharrueshme. Kjo ishte dita kur forcat e NATO-së ndërhynë, dhe të gjithë kosovarët filluan të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka thënë Clark.

Clark thotë se pavarësia e Kosovës sot është një provë që parimet e vetëqeverisjes dhe demokracia funksionojnë. Megjithatë gjenerali amerikan tashmë i pensionuar, thotë se puna për demokracinë asnjëherë s’është e mjaftueshme.

“Kosova e pavarur sot është një provë që principet e vetëqeverisje dhe demokracia funksionojnë. Por puna për demokracinë asnjëherë nuk është mjaft. Ne të gjithë duhet të respektojmë njëri-tjetrin, të jetojmë në vlerat tona më të larta dhe të punojmë si një komunitet për të zgjidhur të gjitha sfidat që pashmangshëm ndodhin në të gjitha shtetet dhe institucionet”, ka thënë gjenerali Clark.

Në fund Clark ka uruar më të mirën për Kosovën në sfidat që e presin përpara, duke përmendur raportet me shtetet fqinje, integrimin në komunitetin euroatlantik dhe për shumë çështje që ndërlidhen me zhvillimin e Kosovës.

“I uroj të gjithë popullit të Kosovës që t’i përcjellë çdo e mirë derisa ec përpara në adresimin e raporteve me fqinjët, integrimin sa më të thellë në komunitetin Euroatlantik dhe shumë çështjeve që ndërlidhen me zhvillimin e vendit”, ka përfunduar Wesley Clark

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...