Home / Të ndryshme / KANË DITËT EMRIN, “VETËVENDOSJE” !

KANË DITËT EMRIN, “VETËVENDOSJE” !

Isa Ferizaj
/* Në nderim të 142 – vjetorit të L.SH.P./
Më merrni vesh, o moj shqiptari;
Po ndodh ndër ne, çfarë s’bën vaki.
Ende pa u tharë i yni gjak, i lirisë;
Ra Kosova, nga sterkëmbësh i tradhtisë.
Kur është parë, të rrëzohet shqiptaria;
E në qeveri-koalicion, tradhtia e ‘Serbia’?!
Të këtilla çudira, pjell vasalja politikë;
N’vello ‘demokracie’, Kombit i ngul thikë.
Horat, hajnat, guzhmuar në bllok;
S’njohin vullnet populli, s’njohin votë.
Hera e parë, pas çlirimit, në ‘liri’;
Të ndriti dita, me Vetëvendojnen, Dardani!
Populli, ashtu deshi, për jetën të votojë;
Nga tradhtarë e kriminelë, të shpëtojë.
Ulëriu hasmi barbar, që falje s’po na lyp;
Atdhetaren ‘Vetëvendosje’, n’djep ta mbytë.
Shpresë e re, fjalë e parë, ‘Vetëvendosja’;
Në fole grerëzash, e vetetimës buçimë,Vjosa.
Ngridhen, lehin, mbetjet politike të hajnisë;
Si prore, n’zakon t’vjeter, n’preher të Serbisë.
Ndukanat çakenj, këlyshë të njerkës Serbi;
Heqin maskat, sulen mbi, vetëvendosmëri.
Me votë populli, që të flasë, vetë vendosi;
Gjakun e të rënëve, hasmi të mos ia njollosi!
Por ç’e do, dhelpra e vjeter, topallica plakë;
Gajle s’ka, nën Serbi, Kosovën e don prapë.
E tmerroi vota shqiptare, krejt gjirizin politik;
Nuk fjeti gjumë Serbi shkina, se ra në panik!
Thirr e çirru vasalët, t’i hiqej ‘trau’ Serbisë;
Natën kafshoi gjarpëri, ëndrrën e shqiptarisë!
Lypi e lypi ndër ushtallarë e ‘miq’ me pikë;
Vetëvendosjen ta rrëzojë, t’ulë serbin n’karrigë.
Ca ish ‘komandantë’, me djajtë në një thes;
Për karrige e pasuri, përlloçur më t’ligun ves.
E, ç’iu sulen Vetëvendosjes qeveri, e larguan;
Se, në 50 ditët e saj, n’ballë qellimin ia lexuan.
Si djalli temjanit, i druhen çakenjt Bashkimit;
Njëjtas politika, si andej dhe këndej Drinit.
Epokë e re Vetëvendosja, retë i çapraziti;
Mu në zemer Serbinë, si rrufeja, ç’e goditi!
Ndaj ‘kryemikja’, si servilë s’po na pëlqen;
Si pa rënë në sy, nis me ne, fletën po kthen.
Se politika fajin ka, si këtë, s’ka parë kund;
Të asaj babëzie, nuk i njeh as Zoti, fund.
Vetëvendosje, mos u step, në popull shko;
Si UÇK-ja, Adem Jashari, veç për të lufto!
Gëzohet tradhtia, sa herë Kombin e shkel;
Sovranit, Diellit, terri kurrë para s’iu del!
Ngrihu ti si Anteu, ushqeje shpirtin me lavdi;
Askujt mos i beso, zhytur lukunia në tradhti!
Mos u përdor, nga antishqiptarët e sprovuar;
Të thirri historia, Epokën për ta ndryshuar!
– Qesh ai që qesh i fundit, – thotë sovrani;
Të vetëvendosurit, peshërëndë para tufanit!
Populli, Kombi, lodhur nga lukunia tradhtare;
Kanë ditët emrin ‘Vetëvendosje’ shqiptare!
Tiranë, më 10 Qershor 2020.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...