Home / Opinion / Akademik Mehmeti:Dikur kundër arsimit shqip dhe Universitetit të Tetovës, po këta u bënë deputetë dhe ministra!

Akademik Mehmeti:Dikur kundër arsimit shqip dhe Universitetit të Tetovës, po këta u bënë deputetë dhe ministra!

 

Akademik. Abdulla Mehmeti

FAJI NUK ËSHTË GJITHMONË JETIM

Këta fëmijë maqedonas të edukuar dhe indoktrinuar me urrejtje ndaj shqiptarëve, dikur ishin nxënës dhe studentë (kishte mes tyre edhe disa shqipfolës) të manipuluar nga partia e tyre OBRM-PDUKM (VMRO) dhe shërbimi sekret serb, më 1997*, kur çirreshin në qendrën e Shkupit dhe qytete të tjera kundër arsimit shqip dhe Universitetit të Tetovës; më vonë po këta u bënë deputetë dhe ministra, dhe përsëri u çartën kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, që vazhdojnë deri më sot. Ata u besuan udhëheqësve të tyre proserbë dhe prorusë, programit mashtrues të partisë së tyre nacionalshoviniste me të kaluar kriminale dhe terroriste (nga viti 1893 e deri më sot), por, KUJT I BESUAN DHE PËR ÇFARË QËLLIMI E IDEALI PUNUAN POLITIKANËT TANË ANALFABETË NË KOALICION ME TA GJATË KËTYRE DY DEKADAVE?!

(9.VI.2018)

* Shih edhe hulumtimin e Oliver Olsen, Instituti danez për punë dhe politikë të jashtme, i publikuar më 19 shkurt 2007, për nxitjen dhe organizimin e këtyre protestave nga shërbimi sekret serb.

* * *

PROTESTAT E VITIT 1997 TË STUDENTËVE MAQEDONAS NË SHKUP, KUNDËR ARSIMIT SHQIP DHE UNIVERSITETIT TË TETOVËS

(Me rastin e 20-vjetorit të organizimit të tyre, 1997 – 2017)

Sipas një hulumtimi të bashkëpunëtorit të Institutit danez për punë të jashtme dhe politikë, Oliver Olsen, të publikuar më 19 shkurt 2007, dëshmohet se protestat e vitit 1997 në Shkup, kundër arsimit shqip, Fakultetit Pedagogjik me mësim në gjuhën shqipe në kuadër të Universitetit të Shkupit dhe kundër Universitetit të Tetovës, fillimisht janë udhëhequr nga drejtuesit e Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi” dhe studentët e tij maqedonas, për të vazhduar me nëxënësit e shkollave të mesme në gjuhën maqedonase të Shkupit dhe të disa qyteteve të tjera.

Si organizator zyrtar është paraqitur Organizata e studentëve të Fakultetit Pedagogjik i këtij universiteti, ndërsa jozyrtarisht organizator i këtyre protestave ka qenë Unioni i Forcave të Reja në kuadër të partisë VMRO-DPMNE. Megjithatë, organizatorë të vërtetë të protestave, ky hulumtues dëshmon se kanë qenë ,,agjentët e Shërbimit sekret serb, të cilët në mënyrë aktive, përmes njerëzve të vet, ose më saktë, përmes ,,lobit kumanovar” në VMRO-DPMNE”.

Autori i këtij hulumtimi ka konstatuar se, Serbisë nuk i përgjigjej atëkohë që në Maqedoni t’u jepen kaq të drejta shqiptarëve, sepse të njëjtat të drejta pastaj ajo duhej t’i zbatonte në Kosovë (në atë kohë Kosova ende ka qenë nën okupimin serb). Autori përfundon se, është e pamohueshme lidhja mes shërbimeve serbe të spiunazhit, dhe ,,lobit kumanovar” në VMRO-DPMNE (Dragan Daravelski, Tome Stojanovski, Filip Petrovski etj.). Disa studentë të atëhershëm nga grupi udhëheqës i këtyre protestave, më vonë kanë marrë pozita të rëndësishme udhëheqëse në pushtet, si ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Është interesante se ky ,,lob kumanovar” e humbi primatin dhe në njëfarë forme u zbeh ndikimi i tij njëkohësisht me ramjen e diktatorit serb Millosheviq!

Njëri nga këta persona që përmenden në këtë studim (Dragan Daravelski, ish drejtor i Doganave të Maqedonisë në qeverinë Georgievski-Xhaferi, është akuzuar për krime të rënda ndaj shtetit dhe për keqpëdorime të detyrës zyrtare, më vonë është arratisur në Beograd ku edhe është burgosur, por asnjëherë nuk është deportuat për t’u gjykuar në Maqedoni për këto krime të rëndë); ndërsa Filip Petrovskit i janë besuar funksione të rëndësishme, mes tjerash, në vitin 2016 është emëruar drejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, i cili dyshohet se në prag të formimit të qeverisë së Zoran Zaevit (maj 2017), dyshohet për bartjen e shumë dokumenteve dhe materialeve nga ky arkiv në drejtim të panjohur, sigurisht për t’u zhdukur, ose për t’u dërguar në Serbi.

 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...