Home / Të ndryshme / Sibela Alimovska, Shqiptarja që po lufton për Manastirin (video)

Sibela Alimovska, Shqiptarja që po lufton për Manastirin (video)

Molotov “shtëpisë së alfabetit” në Manastir - News, Lajme - Vizion ...

Manastir, Qershor 2020

Pak shpresë dhe optimizëm lidhur me fatin e shqiptarisë në Manastir ka kthyer shoqata joqeveritare me emrin simbolik “22 nëntori”,shoqata udhëhiqet nga aktivistja e sektorit civil në këtë qytet, Sibela Alimovska..Për dallim prej shumë bashkëmoshatarëve të saj nga Manastiri, që vendosin të migrojnë në Amerikë dhe Australi, Sibela ka vendosur të qëndrojë në qytetin e të parëve.

Të diskriminuar nga maqedonasit dhe nga pushtetarët shqiptarë në Maqedoni, të injoruar nga Tirana dhe Prishtina, që nuk e shohin të arsyeshme të hapin një konsullatë nderi siç kanë hapur shumë vende tjera, intelektualët e Manastirit kanë vendosur të marrin fatin në duart e tyre.

Pak shpresë dhe optimizëm lidhur me fatin e shqiptarisë në Manastir ka kthyer shoqata joqeveritare me emrin simbolik “22 nëntori”. Kjo shoqatë, që tubon intelektualët shqiptarë, udhëhiqet nga aktivistja e sektorit civil në këtë qytet, Sibela Alimovska.

Për dallim prej shumë bashkëmoshatarëve të saj nga Manastiri, që vendosin të migrojnë në Amerikë dhe Australi, Sibela ka vendosur të qëndrojë në qytetin e të parëve. E jo vetëm kaq. Duke formuar shoqatën “22 nëntori”, ajo synon të krijojë një vatër rezistence ndaj tendencave për zhdukjen e gjurmëve shqiptare në qytetin e konsujve.


Parashqevi Qiriazi

Si Manastirase krenohem që vlerat morale dhe kombëtare i kemi të trashëguara nga Parashqeva Qiriazi dhe familja e saj!

Sibela AlimovskaManastir
Më 2 Qershor 2020

Sot eshte nje dite e vaçante per mua sepse do te “pije nje kafe” per ditelindjen e diplomates me te shquar shqiptare e cila ja mbylli gojen burrave me elokuencen tete gjuhesore ne Kongresin e Parisit per çeshtjen kombetare si dhe per ate si ja dridhte deren turkut per hapjen e shkolles dhe emancipimin e vajzave ne gjuhen shqipe.

Krenohem si Manastirase qe vlerat morale dhe kombetare i kemi të trashëguara nga ajo dhe familja e saj.

Të rrojmë dhe t’ia dijmë për nder.

Parashqeva Qiriazi ⚘

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...