Home / Opinion / Tërnava sulmon ashpër: Kryeministri Hoti po mashtron, nuk e ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsioni

Tërnava sulmon ashpër: Kryeministri Hoti po mashtron, nuk e ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsioni

07 qershor 2020

Tërnava sulmon ashpër: Kryeministri Hoti po mashtron, nuk e ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsioni

“Në thelb të krejt çështjesështë edhe rrëzimi i qeverisë Kurti që po del se e ka pas qëllimin që qeveria e re, tani e Avdullah Hoti, ti amortizoj veprimet e qeverisë së mëparshme, dhe më mënyra të ndryshme juridike ta bëjë amnestimin e veprave të kryera të 20 viteve të mëparshme e deri më tani. E në marrëveshjen e radhës mes Serbisë e Kosovës dhe njohjeve të pavarësive reciproke mes veti, të tentohet që nga kjo kohë e tutje të jetësohet ligji i Veiting. Vetëm në këtë mënyrë politikanët në pushtet të deritashëm do ta vlerësonin qeverinë e Avdullah Hotit si qeveri e suksesshme”, thotë eksperti i sigurisë dhe së drejtës Hajrullah Tërnava.

Eksperti i fushës së të drejtës dhe sigurisë, Hajrullah Tërnava, konsideron se ishte mashtrimi i madh që i është bërë elektoratit të LDK-së dhe shumicës së votuesve të tjerë që ja besuan shumicën e votave këtij subjekti politik në emër të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, duke u zotuar në bërjen e ligjit Veting gjatë vitit të parë të mandatit qeverisës. Përkundër këtij premtimi, Tërnava thotë se tani kur LDK e ka prishë koalicionin me LVV-në dhe i ka marr nën sqetull ish partitë politike të koalicionit PAN- botërisht po paralajmëron heqjen dorë nga reformat në drejtësi dhe nga ligji Veting. Kështu LDK po ja zgjatë jetën krimit të organizuar dhe po i merr nën mbrojtje të korruptuarit në të gjitha nivelet e institucioneve. “ Qeveria Hoti ngadalë por sigurt po përgatitet për heqjen nga programi legjislativ të projektin për iniciativën ligjore të ligjit Veiting, të cilin e kishin premtuar dhe filluar ta punojnë në nivel të ekspertëve që në fillim të mandatit së bashku me LVV-në. Heqja dorë nga ky projekt, shtyllë kryesore e reformimit të sistemit të drejtësisë, u tha ashiqare, ndonëse pak a shumë tërthorazi, në mbledhjen e dytë të qeverisë së Kosovës. Rreth këtij projekti të reformës në drejtësi, ka folur dhe raportuar gjerë e gjatë zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-se Driton Selmanaj i cili ka shfaqur hamendjen nëse Veitingu do të behet apo hiqet dorë nga ai, për të iniciuar proces tjetër, ndryshime në Kushtetutë. Ishte shumë befasues deklarimi i Driton Selmanajt para ministrave duke thënë se deri më tani nuk e kanë ende të qartë nëse do ta realizojnë një proces të Veitingut apo do të gjejnë alternativë tjetër. Kjo paraqitje e tij, me këtë hamendje, na bënë të kuptojmë se kur ka folur Avdullah Hoti për Vetingun ka mashtruar sepse nuk e ka prioritet sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, thotë Hajrullah Tërnava .

Image
Hajrullah Ternava

E sipas Tërnavës, distancomi, heqja dorë nga ky projekt serioz, nuk mundë të arsyetohet ndryshe veç se me frikën që njerëzit e po kësaj Qeverie, nga të gjitha partitë politike në koalici9on, i frikësohen Vetingut dhe pasojave të tij, sepse nuk janë njerëz më të kaluar të pastër. “Nga krejt kjo që e thotë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj,qartë po shpërfaqet frika nga ligji Veiting, pikërisht për faktin se me këtë ligj do të pastrohej pjesa më e madhe e strukturave të kapura në sistemin e drejtësisë, por nuk do ti shpëtonin ndjekjes as grupet kriminale të interesit nëpër partitë politike. Në thelb të krejt çështjes është edhe rrëzimi i qeverisë Kurti që po del se e ka pas qëllimin që qeveria e re, tani e Avdullah Hoti, ti amortizoj veprimet e qeverisë së mëparshme, dhe më mënyra të ndryshme juridike ta bëjë amnestimin e veprave të kryera të 20 viteve të mëparshme e deri më tani. E në marrëveshjen e radhës mes Serbisë e Kosovës dhe njohjeve të pavarësive reciproke mes veti, të tentohet që nga kjo kohë e tutje të jetësohet ligji i Veiting. Vetëm në këtë mënyrë politikanët në pushtet të deritashëm do ta vlerësonin qeverinë e Avdullah Hotit si qeveri e suksesshme”, thotë eksperti i sigurisë dhe së drejtës Hajrullah Tërnava.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...