Home / Opinion / Një dritë shkëndije po vjen nga rini heroike ne atdheun shqiptar!

Një dritë shkëndije po vjen nga rini heroike ne atdheun shqiptar!

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Krekosja nga njeriu euforik më duket sikur: ”plesht krenar”, si “gjeli kur kakarisë maje plehut”, i cili çirret, imponohet kinse, Zog shqiponje është! Kjo krekosje, çirrje, të sekletis ty atdhetar, sepse ti e kupton më së miri se kjo kënga e lugatit të ri, është e rrjeshme, është e përkohshme, kur ende mbi kokën tënde si shpatë e demokleut të rri gërvama e lugatit të vjetër. Të kuptoj me shpirt e zëmër vëllau im atdhetar, se sa shumë të pezmaton plaga e shekeujve të kaluar ende e pashëruar, nga tregtar flamujsh, që ndërrojnë ngjyrat si kameleonët, të sekletisin larot, që çirren e bërtasin deri në kupë të qiellit kinse janë zogë shqiponje…! Të kuptoj sinqerisht ty atdhetar, se je i vetmi që kupton se në të gjitha subjektet partiake ngado në TROJET SHQIPTARE kanë hyrë kameleonë, laro dhe servilësh titist e antikombëtar të deridjeshëm të cilët thonë zgjate zot një mijë vjet këso moti…
Është për tu habitur në këtë kohë, të pakohë ndodhin dukuri e veprime që të çmërisin atdhetari, çlirimtari bëhet i dyshimtë, kurse tradhtari nis e fiton besimin, nis e harrohet i munduari i burgosuri i ndërgjegjës kombëtare, patrioti, luftëtari i lirisë, veprimtari i çështjes kombëtare dhe çlirimtari, ngritet në poste politike partiake e qeverisje ai i privilegjuari i deridjeshëm që ishte përkrahë pushtuesit, kështu po pasurohen në kurriz të popullit i pandershmi hajni, e po varfërohet i varfëri, po e mençurojnë budallain, e po e budallojnë të mençurin, po e trimërojnë frikacakun, tradhtarin, e po duan t’a frikësojnë trimin e pushkës që kishte syrin pishë për lirinë e vendit, njeriun e dijës dhe kultures…!
E kush është ky morr, matrapaz e horrë pareliu i parave të pista e laro servili që vrapon në çdo tubim e promovim partie, nis e shpallet patriot.
Ty atdhetar të kuptoj plotësisht të brengos, harresa, indiferenca, veçmas e ndonjerit që e ke pandehur për mik e shok të vërtetë, me atë mik e shok që e ke ndarë përzemërsisht të mirën dhe të keqen. Çfarë ka ndodhur? Ai është bërë skllav i një partiaku dhe ka harruar këngën e Shqiponjës, ja ka qorruar sytë zënia e një posti për shkak të frustracioneve të veta, në mjedisin ku ka hyrë ky diletant, aty në mjedisin e tij ndodhin gjithfarë dallaveresh e keqpërdorimesh, por ky fut kokë si struci në rërë, për të mos dëgjuar e për të mos pare asgjë, gjithqka të keqe e mbulon me heshtje, këso heshtje, theqafjesh pandjeshmërishë ndaj fatit të popullit e atdheut hesen në çdo hap e pore të jetës sonë të përditshme, sepse kjo është patologji e një normaliteti të rrejshëm, ky mbase është ajo pjesa më dramatike e më tragjike e egoizmit shqiptar përshkak të kësaj shkapërderdhje shumë partish vonë do të mbërrijmë në qëllimin final të Bashkimit Kombëtar Shqiptar, kamë shpresë të madhe se këtë qellim kemi për ta arrirë mbase një ditë, por ky bashkim kombëtar do të jetë i thyer nga patologji, egoizma, smira, krekosje, kakarisje e çatrafilash kreniçarë e të pandieshëm për fatin tone të përbashkët.
E di e kuptoj e ndjej, ty atdhetar, nuk të lë përshtypje fitorja e sundimtarëve për vite më radhë në Kosovë, në Shqipëri dhe vise tjera shqiptare nga parti të ndryshme, të cilët për vite me radhë kanë keqëqeverisur, kanë kapur shtetin, janë korruptuar dhe një numër i vockël i tyre po përballën për çdo ditë me drejtësinë, sa për të thënë se po vepron drejtësia për veprimtarit e tyre korruptive dhe kriminale…!
Megjithkëtë ju ndjeni një gëzim për fitoren se një shkëndijë e rinisë heroike shqiptare ka dalur në dritë që po vepron me shpejtësi rrufeje në mbarë trojet shqiptare dhe diasporë, që ka fituar simpatin popullore shqiptare për një të ardhme më të mire ku nuk do ketë më bartës të pushteteve që për interesat e tyre personale politike dhe financiare kanë vepruar në dëmë të atmëmëdheut shqiptar dhe janë pasuruar në kurriz të popullit duke shitur detë e tokë fqinjeve tanë grykës… Të kuptoj kësaj fitoreje i gëzohesh se është një dritë shkëndije e së ardhmës kjo fitore të bënë ta ruash qetësinë shpirtërore me dinjitet si komandanti legjendar e ditëve tona që eci i papërkulur e më ndërgjegje të pastër, eci drejt qëllimit për liri e bashkim kombëtar.
No photo description available.
Ti, Ramadan Pllana, Faik Smajli dhe 54 të tjerë
Pëlqej

Komento

Ndaj

Komentet

Shkruaj një koment…
 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...