Home / Opinion / Më kujtohet gushti i vitit 1998, kur Batoni erdhi me detyrën e spiunit në Vjenë!

Më kujtohet gushti i vitit 1998, kur Batoni erdhi me detyrën e spiunit në Vjenë!

Baton Haxhiu është një spiun ordiner, i cili ka spiunuar për atë që e ka paguar! Ka punuar për shërbimin serb të inteligjences, por e di që e kanë përdorur edhe shumë agjenci kundërspiunazhi të vendeve anëtare të NATO-s!

Më kujtohet gushti i vitit 1998, kur Batoni erdhi pa paralajmërim në Vjenë, gjoja për të marrë pjesë në një mbledhje diplomatike. Ishte koha kur unë kisha publikuar në “Koha Ditore” një intervistë me Kryetarin e LPK-ës. Batonit i interesonte të dinte se kush janë njerëzit prapa UÇK-s.

E gënjeva që me ia futë frikën, dhe i thashë se 5.000 veta janë duke u stërvitur në Izrael! Batoni veç më kqyrke me habi! Në fund të muhabetit, më tha: “Kqyrë se në ditët e ardhëshme ka me të kontaktue një njeri!”

Njeriu që ma paralajmëroi Batoni, vërtetë u lajmërua te unë, u takuam dhe e kuptova që ishte një spiun. E hëngrëm një darkë te pizeria “Sole”, e paguajta vetë dhe u ndamë! Aty e mora vesh se kush është Baton Haxhiu – spiun i shumëfishtë! Me një fjalë, është legen njeri, por jo shqiptar!

Rifat Buzuku

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...