Home / Lajme / Kurti nuk e “përtyp dot vendimin e GJK: Humbësit duan të marrin fitoren në tavolinë, e papranueshme!

Kurti nuk e “përtyp dot vendimin e GJK: Humbësit duan të marrin fitoren në tavolinë, e papranueshme!

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërmend që ta pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretimin të Hotit si kryeministër i ri i Kosovës, nga Presidenti Thaçi, e i hapi rrugë qeverisë së re, pas rrëzimit të Kurtit më 25 mars.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë është anti kushtetuese. Sipas Kurtit, Teksa sulmoi Gjykatën Kushtetuese, tha se gjyqtarët e kësaj gjykate treguan se janë epitoma e kapjes së shtetit.

Aktigjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka anuluar gjykimin e saj të mëhershëm dhe është në kundërshtim me rastet identike që ne kishim në 2010 dhe 2017 kur kishte mocione të suksesshme të mos besimit. Kemi një situatë në të cilën është e vërtetë që Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, por është lënduar pakthyeshëm kushtetutshmëria dhe vetë kushtetuta. Akti gjykimi i Gjykatës Kushtetuese është shkruar para se të shkruhet dekreti presidencial.

Janë orvatur të gjejnë argumente të paqenë për një dekret presidencial që tenton t’i zërë vendin amendamentit parlamentar të Kushtetutës së Kosovës. Një akt gjykim i tillë është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me kushtetutën. Ne kemi një mbledhje të kryesisë nesër dhe këshilltarët do ta trajtojnë akt gjykimin e gjykatës kushtetuese. Jemi në fazën kur më e rëndësishme sesa të parashikohet se çfarë do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje, duhet të trajtohet Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët, të cilët treguan se janë epitoma e kapjes së shtetit të Kosovës. Nuk mund të kemi qeveri të re, legale në këto kushte kur u mbashkuan humbësit dhe duan ta fitojnë në tavolinë dhe nën tavolinë atë që nuk ja dhanë qytetarët vitin e shkuar“, u shpreh Kurti.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...