Home / Opinion / Selimi: Thaçi ka frikë për përgjimet që mund të dalin në të ardhmen

Selimi: Thaçi ka frikë për përgjimet që mund të dalin në të ardhmen

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka folur për akuzat e Thaçit që implikon Kurtin, Abazin e Sveçlën në përgjime.

Selimi, në “Debat Plus” ka thënë se reagimi i mbrëmshëm i Presidentit për dhomën e përgjimeve në PTK është një frikë për ato që mund të dalin.

“Ai ka frikë për përgjimet që mund të dalin në të ardhmen. Duket që e ka frikën për përgjimet jo që kanë dalë, por që mund të dalin në të ardhmen. Duket…Më shumë se kaq nuk mund të ndajë me opinionin”.

“Ndoshta Presidenti i tanishëm ka nuhatur se ka përgjime që atë mund ta vendosin në pozicionin real dhe përballë realitetit të hidhur”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes thotë se Presidenti nuk e ka bërë rastësisht shpifjen për dhomën e përgjimeve.

“Duke e njohur Thaçin ai këtë nuk e bënë rastësisht. Edhe kur të kuptohet se ajo që e ka thënë nuk është e vërtet ai del fitues sepse ne po na mban në diskutim me nje gënjeshtër”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...