Home / Lajme / Gjykata Kushtetuese vepron sipas urdhërave të bosave të saj politik

Gjykata Kushtetuese vepron sipas urdhërave të bosave të saj politik


Të enjtën mbrëma Gjykata Kushtetuese bëri publike aktgjykimin pro vendimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kështu duke hapur rrugën për një qeveri të re.

Kundër këtij akgjykimi vazhdon të jetë LVV e cila po e sheh të paarsyeshme këtë vendim duke vazhduar gjatë ditës së djeshme të mbajë një konferencë dhe të bëj të ditur që do të filloj një peticion online.

Mirëpo në lidhje me këtë temë, për “Bota sot”, Dr.Profesor Binak Maxharraj, u shpreh I ditur që kjo gjë do të ndodhte pasi sipas tij Gjykata Kushtetuese vepron sipas urdhërave të bosave të saj politik.

Duke vazhduar më tej që kjo Gjykatë dëshpëroi gjith popullin pasi e gjith elektorati e votoi një parti e cila do të luftonte krimin e organizuar dhe nepotizmin.

Binak Maxharraj
“Është ditur së kjo do të ndodhë,sepse Gjykata Kushtetuese nuk punon sipas kushtetues por sipas urdhnave të bosave të saj politik,sepse ka rredhjen nga ata dhe punon për ta,dhe kështu bëhet pjesë e krimit të organizuar. Gjykata Kushtetuese e lëshoi verdiktin e turpit të saj. Gjykata Kushtetuese e shpërfilli vullnetin e popullit duke e përjashtuar partinë e parë fituese e zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese tregoi edhe kësaj radhe,se është Gjykatë e kapur, e zapueme nga kupola e krimit te organizuar dhe se është në shërbim të tyre. Gjykata kushtetuese në vend se të dëshproi një njeri, ajo e dëshproi tërë një popull, elektoratin dhe votuesit e mbi 400 mijë. Gjykata Kushtetuese e futi në telashe tërë një popull i cili votoi për ndryshime,votoi kundër krimit të organizuar,dhe nepotizmit.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...