Home / Opinion / Eksperti Sigurisë: Prapa Kërcënimeve Ndaj Kurtit Janë Po Ata Që Kanë Organizuar Vrasjet Politike

Eksperti Sigurisë: Prapa Kërcënimeve Ndaj Kurtit Janë Po Ata Që Kanë Organizuar Vrasjet Politike

  

E tërë pasuria do t’ju konfiskohet dhe në historinë e re të Kosovës do ta kenë vulën e tradhtarëve dhe të kolaboracionistëve me armiqtë e Kosovës.

Hajrullah Ternava

Është për me u habitë pse zgjati kaq shkurt ky koalicion, VV-LDK. Nëse bëhet një analizë më e përpiktë, të gjitha premtimet e dhëna elektoratit gjatë zgjedhjeve na përputhen me veprimet e kryeministri Albin Kurti. Ai posa e pranoi detyrën, dhe për një afat të shkurtër 50 ditësh, në vepër e argumentoi premtimin e tij dhënë elektoratit që do ta luftoj kriminalitetin në përgjithësi, gjë që si po duket të gjitha partitë, si në opozitë, por edhe asaj në bashkëqeverisje LDK-së ju hyri frika, që aq vrullshëm ia filloj luftimit të krimit. Prandaj, të gjitha partitë sikur i përmenda u dakorduan që me mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie, ta provojnë të shpëtojnë nga drejtësia. Prandaj, nuk ju interesoi as gjendja e pandemisë, por edhe për hir të korrektësisë në qeverisje ishte dashur së paku të pritet tremujori apo 100 ditë të qeverisjes, dhe pastaj të vlerësonin suksesin apo dështimin e saj.

Tani sikur e shpjegova, vendi është me një qeveri në detyrë, edhe që dyshimet e krejt kësaj qeverie në ikje, i konfirmon ajo që e thash më lart se kryetari i Kosovës e dekreton Avdullah Hotin për Kryeministër të koalicionit LDK-AAK- NISMA-Lista serbe dhe të pakicave tjera, që LDK-ja si parti e dytë në zgjedhjet e fundit me e qeverisur vendin.

Tani fjalën kryesore e ka Gjykata Kushtetues që duhet ti shqyrtojë ankesat e të gjitha subjekteve që iu janë drejtuar gjykatës në fjalë, por nëse shfrytëzohet e drejta kushtetuese dhe e praktikave në të kaluarën, sipas shumë ekspertëve të këtyre lëmive, e drejta për ta qeverisur vendin ishte dashur ti jepet LVV si parti e parë në zgjedhje e kurrsesi partisë së dytë ose të shkohet në zgjedhje mbasi të ndërpritet situata e pandemisë.

Në këto rrethana të ndjeshme dhe të rrezikshme për vendin, tani paraqitet një grupacion si “Garda Vullnetare” e cila kërcënon Kryeministrin në detyrë. Nëse duam ta shikojmë situatën e sigurisë në retrospektivë, që nga paslufta e deri më tani, lehtë është për tu konstatuar se këto kërcënime edhe mund të jenë mjaft serioz, kur dihet se që nga lufta e deri më tani janë vra mbi 100 persona që ishin kontribuues dhe njerëz të devotshëm të këtij vendi si: Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ismet Rracaj, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Ismajl Hajdaraj, Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj, e shumë të tjerë që deri më ditën e sotme askush nuk i ka zbuluar e as që ka pasur interes për tu zbuluar.

Të freskëta i kemi kujtimet e tentim vrasjet ndaj kryetarit historik Ibrahim Rugovës dhe asnjëherë nuk u zbuluan tentim- vrasësit. Nëse duam të jemi real dhe ta shikojmë situatën e sigurisë që nga çlirimi e deri më tani që janë 20 vite. Shtrohet pyetja se pse kjo paaftësi e zbulimit të vrasjeve politike, që janë aq shumë, nga ana e institucioneve tona. Të gjitha familjet e atyre njerëzve të vrarë, shumica në mënyrë permanente presin zbulimin e autorëve. Por, nga kjo del konstatimi se të mëdhenjtë e këtij shteti që deri më tani e kanë kapur për fyti këtë shtet, dhe kanë bërë çfarë kanë dashur me të, janë kujdesur që në vendet kryesore të institucioneve, të cilat duhet ta luftojnë krimin në përgjithësi, janë emëruar njerëz të besueshëm të tyre, dhe ata bashkë me këta udhëheqës në fjalë kanë përfituar për veti shumë. Që të gjithë këta thuaja dikur ishin skamnorë, por, tani shumë prej tyre janë multimilionerë. Kjo e bën të qartë se kush ju ka penguar atyre, por edhe pse e kush i ka vra, viktima të politikës, prandaj edhe mbrapa këtyre kërcënimeve ndaj kryeministrit Kurti qëndrojnë po ata njerëz që i kanë kryer këto vrasje të deritashme, sepse nga kjo qeverisje e tanishme po rrezikohen që të zbulohen, dhe të përgjigjen për të gjitha veprat në të kaluarën që i kanë kryer, dhe atyre që kanë përfituar shumë në mënyrë kriminale. E tërë pasuria do t’ju konfiskohet dhe në historinë e re të Kosovës do ta kenë vulën e tradhtarëve dhe të kolaborocionistëve me armiqtë e Kosovës. Thash e themet sikur ato të “Presidenti Thaçit se ‘kërcënimi’ është sajuar nga kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosja” dhe në se të ardhmen do të ketë edhe të thëna të tjera, për ta arsyetuar veten apo subjektin të cilit i takojnë, opinioni-populli i kupton se ata në çdo mënyrë do të mundohen ta mbrojnë veten se “janë të pastër”. E vërteta është se nëse nuk zmbrapset Albini nga zbulimi dhe zbardhja e këtyre vrasjeve, dhe shumë të këqijave që ju kanë bërë Kosovës që nga lufta e deri më tani, këta që e kanë sjellë këtë situatë në Kosovë, ndaj Albinit do të përdorin kërcënimet më serioze, e ndoshta edhe tentim vrasjen.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...