Home / Lajme / A pritet që gjithë gjyqtarët e Kushtetutses të japin dorëheqje, analisti jep detaje

A pritet që gjithë gjyqtarët e Kushtetutses të japin dorëheqje, analisti jep detaje

Analisti politik Blerim Vela përmes një postimi në facebook ka shpjeguar se si Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj pro Presidentit Hashim Thaçi ka përmendur përvojat e Moldavisë për te arsyetuar aktgjykimin KO 72/20.

SUGGESTED NEWS

Vela ka thënë se përvojat e Moldavisë janë kur partia e katërt e udhëhequr nga një oligark arrin te rrezoj qeverinë duke qene partia e dyte ne koalicionin qeverisës. Pas zgjedhjeve te vitit 2019, Gjykata Kushtetuese e kontrolluar nga partia e oligarkut (ndonëse kishte dal e treta ne zgjedhje ngjashëm si PDK), nxjerr tri aktgjykime kundërthënëse brenda disa ditëve.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves paska permendur pervojat e Moldavise per te arsyetuar aktgjykimin KO 72/20. Duke qene se kam punuar ne Moldavi dhe i njoh nga afer zhvillimet atje, jane dy raste qe duhet pasur parasysh rreth pervojave te Moldavise.

1. Ne vitin 2016, partia e katert e udhehequr nga nje oligark arrin te rrezoj qeverine duke qene partia e dyte ne koalicionin qeverises. Permes blerjes se deputeteve nga partite tjera, kjo parti arrin te krijoj shumice te re qeverisese dhe te permbyll mandatin e plote qeverises. Gjate gjithe kohes sa ka qeverisur besueshmeria e qytetareve ndaj partise, liderit te saj dhe qeverise ka qene nen 15%.

2. Pas zgjedhjeve te vitit 2019, Gjykata Kushtetuese e kontrolluar nga partia e oligarkut (ndonese kishte dal e treta ne zgjedhje ngjashem si PDK), nxjerr tri aktgjykime kunderthenese brenda disa diteve. Se pari vendos te shperndaj Kuvendin per te parandalur formimin e qeverise se re. Pastaj gjykata shpall jokushtetuese qeverine e re te votuar nga Kuvendi dhe ne fund anulon dy aktgjykimet e meparshme te saja per t’i hapur rruge formimit te qeverise pa pjesemarrjen e partise se oligarkut.

P.S.: Menjehere pas ketyre aktgjykimeve dhe pas presionit te brendshem dhe te jashtem te gjithe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese te Moldavise dhane doreheqje.

Ta dijme ku jemi dhe ne cilin drejtim po shkojme!

About admin

x

Check Also

Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi

  Intervistë me veprimtarin nga Struga, Lebit Murtishi June 23, 2020 Portali ...