Home / Lajme / “QËNDRO SE POPULLI NUK TË LËNË VETËM, SKENAR NDAJ KRYEMINISTRIT, POPULLI NUK TË BRAKTISË”

“QËNDRO SE POPULLI NUK TË LËNË VETËM, SKENAR NDAJ KRYEMINISTRIT, POPULLI NUK TË BRAKTISË”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi të padrejtë dhe si të tillë të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila vlerësoi të enjten mbrëma se dekreti i presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë është pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata tha mes tjerash se “votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re”.

Kreu i qeverisë aktuale që kishte kërkuar zgjedhje të reja shkroi në llogarinë e tij në Facebook se, “mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë”.

Në shkrimin e tij në Facebook, Kurti ka rreth 28 mijë pëlqime, ndërsa afër 3 mijë komente të ndryshme nga qytetarët.

Qytetarët në komentet e tyre i kanë dhënë përkrahje të madhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.

“Skenar i kahershëm qe ky mbrëmë. I vetmi kundërshtar i tij je ti, të vetmin rrezikim të ka ty, prandaj të sulmon, mos u dorëzo Albin. Ti kryeministër ke votën e popullit, e populli nuk të braktisë. Ti je kryeministri jonë”, shkruajnë qytetarët në postimin e Kurtit.

Në vazhdim ju sjellim disa nga komentet e siguruara:

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...