Home / Lajme / Gazeta zvicerane: Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit

Gazeta zvicerane: Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit

Gazeta zvicerane thekson se Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi, i cili konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e shtetit.

Në numrin e së shtunës gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka hapur rrugën për krijimin e qeverisë së re. Gjykatësit thanë se presidenti Hashim Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën kur në fund të prillit me dekret ngarkoi partinë e dytë për themelimin e qeverisë.

Partia e Kurtit nuk propozoi një kandidat të ri për kryeministër dhe kërkoi zgjedhje. Në rast zgjedhjesh Kurti ka shanse të mira të rrisë përkrahjen.

Pakënaqësia te populli pas rrëzimit të qeverisë ishte e madhe, shkruan gazeta zvicerane. Tani i është hapur rruga LDK-së, partneres së deritanishme të Kurtit, për të themeluar qeverinë.“Neue Zürcher Zeitung” thekson se konflikti mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi u ashpërsua pasi Thaçi dhe LDK së bashku u angazhuan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...