Home / Opinion / SHQIPTARËT NUK KANË NEVOJË PËR DEKLARATA, POR PËR VEPRIME!

SHQIPTARËT NUK KANË NEVOJË PËR DEKLARATA, POR PËR VEPRIME!

Gjon Bruçi: Kush i trimëron neoballistët të përbaltin LANÇ-IN ...
Gjon Bruçi

26 Maj 2020

-Rreth deklaratës më të fundit të ambasadores amerikane –
Për të dytën herë brenda dy-tri ditëve, ambasadorja amerikane, foli për “Reformën 6 vjeçare në Drejtësi”, ku midis të tjerave theksoi se:
1.- Reforma është e dhimbshme
2.- Reforma është ë ngadaltë
3.- Reforma është e papërsosur
Lidhur me këtë deklarim, unë si qyetar, që po pres prej 6 vitesh Reformën e Famshme të Drejtësisë, iniciuar, planizuar dhe drejtuar nga SHBA-ja dhe BE, kam këto objeksione. Po e filloi nga pika e tretë:
-“REFORMA ËSHTË E PAPËRSOSUR” : Pse kjo Reformë e trumbetuar si shpëtimtare për popullin shqiptar, po bëhet e “papërsosur”? Të papërsosur ne e kishim Drejtësisnë dhe Reforma që ju inicuat dhe po e drejtoni, duhet me patjetër të jetë e përsosur. Nuk besoj se SHBA-së i mungojnë specialistët e nevojshëm për të arritur një reformë të përsosur. Veç në mos dashtë!
-“REFORMA ËSHTË E NDADALTË”: Kush ia ka ndaluar shpejtësinë Reformës? Si ka mundësi që korrupsioni, që nuk ka organizimin e shtetit ecën me revan, ndërsa Reforma e Drejtësisë që e drejtojnë SHBA dhe BE zvarritet me hapin e breshkës?
-“REFORMA ËSHTË E DHIMBSHME”: Për kë është e dhimbshme Reforma e Drejtësisë? Për popullin, për qytetarët? Jo, ajo është e dhimbshme për politikanët dhe qeveritarët e korruptuar. Tani, zonja ambasadore e SHBA, juve ju vjen keq se do t’u dhimbë politikano-pushtarëve, ndaj dhe e zvarrisni reformën dhe nuk guxoni të bëni atë të përsosur?
NE QYTETARËT SHQIPTARË NUK DUAM DEKLARATA, POR DUAM VEPRIME KONKRETE!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...