Home / Opinion / Profesor Kelmendi: Hashim Thaçi po e përdorë edhe Gjykatën Kushtetuese për grushtin e fundit shkatërrimtar kundër shtetit të Kosovës

Profesor Kelmendi: Hashim Thaçi po e përdorë edhe Gjykatën Kushtetuese për grushtin e fundit shkatërrimtar kundër shtetit të Kosovës

Profesor Kelmendi: Hashim Thaçi po e përdorë edhe Gjykatën Kushtetuese për grushtin e fundit shkatërrimtar kundër shtetit të Kosovës

“Nuk ka nevojë askush t’ ia kujtojë Kosovës rëndësinë e vendimit që do të merr Gjykata Kushtetuese, sepse dihen pasojat juridike. E mirë është që mos të ketë veprime antiligjore që rrjedhin nga ky vendim. Duhet thënë se z. Thaçi ka rrezikuar shumë Republikën.

Z. Thaçi nuk ka ndryshuar nga vitet e luftës kur me ndihmën dhe përkrahjen e elementeve që nuk e donin një organizim të mirëfilltë të luftës çlirimtare bëri puq politike dhe e shkatërroi organizatën (LPK) që e krijoj dhe e ndërtoj UCK-në.

Ky njeri mbetet shkatërrimtari më i madhe dhe më i rrezikshëm në jetën politike dhe shtetërore të vendit. Natyrisht se këtej kërkohet vëmendje dhe sy qeltësi nga pozita.
Ajo nuk duhet të kaloj në pozita ekstreme dhe të rrezikoj shtetin sovran të Kosovës”, thotë profesor Muhamet Kelmendi.
Muhamet Kelmendi
Profesori i së drejtës Muhamet Kelemdni, ndonëse i vlerëson serioze paralajmërimet e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott, në prag të vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, ai thotë se ndërkombëtarët nuk duhet të përzihen në këtë çështje, por ajo do të duhej menaxhuar në mënyrë të pa parur, të pa ndikuar dhe profesionale nga Gjykata Kushtetuese.
Sido qoftë, Kelemdni thotë se për shkak të ndikimit të politikës në këtë institucion, Kosova vërtetë gjendet para rrezikut të shpërthimit sepse është vetë Hashim Thaçi me kreun e LDK-së që e kontrollojnë Gjykatën kushtetuese dhe ndikojnë në vendimet e saj.

Sido qoftë , profesor Kelmendi thotë se këtu, në këtë mes, nuk ka nevojë të përzihem të flasin e paralajmërojnë ndërkombëtarët sepse për rëndësinë e këtij vendimi është mjaft e informuar politika Kosovare dhe vetë qytetarët.
“Nuk ka nevojë askush t’ ia kujtojë Kosovës rëndësinë e vendimit që do të merr Gjykata Kushtetuese, sepse dihen pasojat juridike.

E mirë është që mos të ketë veprime antiligjore që rrjedhin nga ky vendim.

Duhet thënë se z. Thaçi ka rrezikuar shumë Republikën.

Z. Thaçi nuk ka ndryshuar nga vitet e luftës kur me ndihmën dhe përkrahjen e elementeve që nuk e donin një organizim të mirëfilltë të luftës çlirimtare bëri puq politike dhe e shkatërroi organizatën (LPK) që e krijoj dhe e ndërtoj UCK-në.

Ky njeri mbetet shkatërrimtari më i madhe dhe më i rrezikshëm në jetën politike dhe shtetërore të vendit.
Natyrisht se këtej kërkohet vëmendje dhe sy qeltësi nga pozita.

Ajo nuk duhet të kaloj në pozita ekstreme dhe të rrezikoj shtetin sovran të Kosovës”, thotë Profesor Kelmendi.
Sipas tij, ndikimi i politikës, PDK-së dhe LDK-së në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit është i pa shmangshëm por partia në pushtet LVV duhet të tregon maturi e pjekuri politike dhe të mos bije në grackën e këtij provokimi me qëllim të shkatërrimit të shtetit, skenar që është i dizajnuar nga vetë Hashim Thaçi.

“Gjykata Kushtetuese është e PDK-se dhe e LDK-së.

Gjithë anëtarët e kësaj gjykate janë zgjedhur në Kuvend me kompromise midis këtyre dy partive politike.

Dhe, tash a do të mbështetet kjo gjykatë në Kushtetutë apo në qëndrimet politike do të shihet.

Tërë çështja do të varet nga ndikimet politike të jashtme dhe të brendshme. Këtu nuk ka dilemë.

Gjykata Kushtetuese vetëm emërim e ka Kushtetues, pasi që tërë aktivitetet e veta i ka politike dhe mbi ato qëndrime do të vepron me verdikt”, thotë profesori I së drejtës Muhamet Kelmendi./

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...