Home / Të ndryshme / Ekskluzive: Rihapen Hetimet Për Vrasjen E Gazetarit Uka: Dyshohen Thaçi Dhe Xhavit Haliti!

Ekskluzive: Rihapen Hetimet Për Vrasjen E Gazetarit Uka: Dyshohen Thaçi Dhe Xhavit Haliti!

Muharrem Maralusha

Sipas disa burimeve të sigurta që vijnë nga disa burime zyrtare të një shteti perëndimor, vendimi është marrë që rasti i vrasjes së gazetarit Ali Uka të rishqyrtohet. Ali Uka u gjet i masakruar në vitin 1997 në një dhomë të një hoteli në Tiranë, që po ashtu shfrytëzohej bashkërisht me Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. Vdekja e gazetarit Ali Uka, tash shqyrtohet se ka qenë një rast i planifikuar bashkërisht ndërmjet Sigurimit Shqiptar (SHISH) dhe Udhëhëqësisë Politike të atëhershme të UÇK-së.

Personi që do ta udhëheqë grupin hetues është caktuar dhe puna do të filloj sa më shpejt që situata të lejojë.

Arsyeja për rihapjen e këtij rasti është se kanë dalë disa informata tjera sheshit, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë, Hashim Thaçi (“Gjarpni”) dhe Xhavit Haliti (“Zeka”), të cilët kanë dhënë deklarata të rrejshme gjatë kohës së hetimeve fillestare në koordinim të plotë me Sigurimin Shqiptar (SHISH) të atëhershëm.

Tash dyshohet se vdekja e Ali Ukës ka qenë një koordinim ndërmjet SHISHI-t Shqiptar dhe Udhëheqësisë Politike të UÇK-së. Simbas rezultateve të hetimeve të atëhershme të bëra nga autoritetet Shqiptare – vdekja e gazetarit Ali Uka nuk ka qenë i një natyre politike, por ka qenë një rast kriminal.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...